Vrau të riun në Francë, dënohet me 20 vite burg 29 vjeçari shqiptar

3 Shkurt 2023, 11:46Kronika TEMA

Vrau të riun në Francë, dënohet me 20 vite burg 29

Një 29 vjeçar është dënuar me 20 vite burg në Francë pasi akuzohet për vrasjen e një të riu francez.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor të vitit 2019 ku shqiptari vrau 22 vjeçarin me armë gjahu.

Autori i ngjarjes së rëndë u arratis një ditë pas të shtënave që i morën jetën të riut.

Ai u arrestua disa muaj më vonë në Tiranë. Në paraburgimin e policisë, ai pranoi se ishte autori i krimit ndërsa ka mohuar se donte ta vriste të riun.

Lini një Përgjigje