Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur një natë më parë në Tiranë.
Mësohet se viktimë ka mbetur Enjon Saliaj, i cili është djali i Kudret Saliajt.
Ky i fundit u vra nga vjehrri i tij ndersa edhe ish- gruaja është në burg si bashkepunuese ne krim. Kudreti ishte në proces divorci me bashkëshorten e tij, që solli edhe ngjarjen e rëndë.
Kujtojmë se vrasja e babait të tij pranë gjykatës, ndodhi më 4 qershor të 2021-shit. Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasje mes çiftit.
Ndërkohë, pas arrestimit të Dhurata Saliajt, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.
Sa i takon viktimës vetëm 20-vjeç, ai u përplas mbrëmjen e djeshme nga një makinë, teksa kjo e fundit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmën e parë.
Fati tragjik
Djali i mitur i Kudret Saliaj, Enjon Saliaj, i cili mbeti i vdekur pas aksidentit të rëndë në zonën e Freskut, ka qenë dëshmitari i vrasjes së të atit. Më 4 Qershor të 2021-it, ai përjetoi momente tmerri, kur gjyshi i tij i vrau para syve babanë.
Sipas dëshmitarëve, pas krimit djali i viktimës bërtiste me të madhe “o baba, o baba”, ndërsa është trembur dhe nga lokali ku ishte i ulur bashkë me të atin, avokatin Adriatik Cama dhe punonjësen sociale, është larguar dhe ka hyrë në Gjykatë.
Ish-vjehrri ekzekutoi me armë zjarri ish-dhëndrin e tij 30 minuta para seancës gjyqësore. Plumbat plagosën edhe ish-prokurorin dhe avokatin, Adriatik Cama, i cili ishte ulur në kafen pranë gjykatës me viktimën, Kudret Saliaj.
18-vjeçari humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident që ndodhi në zonën e Freskut në Tiranë. Enjon Saliaj po udhëtonte me motor, teksa u përplas nga një makinë me drejtues shtetasin A.F. Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes, duke braktisur edhe mjetin. I riu, humbi jetën në spital.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53 vjeç vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba.
Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Cama i cili po ashtu mbeti i plagosur. Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t'i takonte në prani të psikologes!
E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci.
Tragjedi! Pushofte ne paqe shpirti i tij i trazuar qe humbi jeten akoma pa kuptuar cfare eshte jeta e pa i marr asaj me te miren. Qofsh lule e parajses. Pa fjale!