Dy mjekë në QSUT, Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku, janë arrestuar nga policia pas një hetimi disa mujor, teksa ka rezultuar se merrnin para për bërjen e skanerit ndaj pacientëve.
Sipas policisë, mjekët u merrnin para pacientëve për të shmangur procedurën standarde spitalore, për bërjen e skanerit.
Hetimet e kryera nga Prokuroria Tiranë kanë dokumentuar rastet e ryshfetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policise
Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Skaneri”, për gjurmimin dhe goditjen e rasteve të korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës.
U morën para pacientëve, për të shmangur procedurën standarde spitalore, për bërjen e skanerit, vihen në pranga 2 shtetas (mjeku dhe tekniku i Shërbimit të Imazherisë në QSUT).
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me qëllim konstatimin e rasteve të korrupsionit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skaneri”.
Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit:
– N. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, me profesion mjek;
– A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, me profesion teknik imazherie.
Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Keta te dy ne fakt benin ndere sepse korupsioni qendron te kjo mjekesi e degjenerusr sepse mjeku speciist i lagjes ta planifikon skanerin per 3 deri 4 muaj kohe qe pacienti mund te kete vdekur. Ne QSUT shkojne njerezit e varfer qe nuk kane mundesi ta bejne skanerin te privati me cmime maramendese prandaj u japin nje lemoshe ketyre mjekeve dhe shpetojne nga vdekja prandaj ne pergjegjesi penale duhen mare ata ndyresira qe ta japin skanerin per 3-4 muaj.
Këta që shkojnë e ankohen në polici e prokurori për mjekun janë po ata që i kanë kërkuar si nder mjekut ta bëjnë ekzaminimin e tyre jashtë rradhës, sepse nuk donin as të sorrollateshin 2-3 muaj me letra e lista pritje dhe as të shkonin në privat ku ju kushton 250-300 mijë lek, në një kohë që nuk u priste puna sepse po vuanin me kancer e tumore, Dhe për një shpërblim qesharak që i kanë dhënë mjekut në dëshirë të tyre për ndihmën që ju ka dhënë, pa pikë turpi shkojnë dhe e denoncojnë në polici. Këta individë nuk janë thjesht mosmirënjohës, këta janë vetëm PLEHRA dhe FUNDËRRINA.
Ky vend është një tmerr dhe një skandal pa fund, përfundimisht është një shtet monstruoz. Njofton policia dhe prokuroria suksesin e madh të operacionit skaneri me hetim disamujor!! Prangat dy njerëzve të nderuar që punojnë ditë e natë nën rrezatime me rrezik për jetën e tyre. Përse? Se kanë pranuar një falënderim nga ata njerëz që i kanë ndihmuar për tu zgjidhur hallin sepse as nuk mund ta bënin skanerin pas tre apo katër muaj aq sa ju thotë burokracia e shtetit dhe as nuk mund ta bënin në privat. Në një kohë që nga kjo polici dhe prokurori nuk ka asnjë të arrestuar për nja 6-7 miliardë lekë të vjedhura me tenderat e kovidit ku çdo gjë që nga respiratorët e deri te maskat dhe dorezat u blenë 3-4 herë më shtrenjt se çmimet e tregut.