Kush është Brikena, koka e grupit të drogës në Tiranës, e arrestuar dhe në 2015: Kishte klientë VIP

4 Shkurt 2023, 20:00Kronika TEMA

Kush është Brikena, koka e grupit të drogës në

40-vjeçarja Brikena Frakulli, e arrestuar gjatë operacionit të koduar “Kutia e Pandorës”, si drejtuesja e një grupi që merrej me shpërndarje droge në Tiranë, rezulton me precedentë të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Burime bëjnë me dije se ajo është arrestuar për drogë edhe në nëntor të vitit 2015, së bashku me një tjetër person. Ky i fundit, asokohe 37-vjeç, referuar raportimeve të kohës ishte partneri i saj.

Gjatë operacionit të arrestimit të tyre, të koduar “Epilog 2” nga Antidroga në Policinë e Tiranës, u sekuestruan 47 dozave heroinë (rreth 40 gramë), gati për shitje.

Sipas raportimeve, çifti arrinte të “gjuante” në FB klientët “VIP” dhe biznesmenë. Bashkëjetuesit dilnin në terren, në zonat e ndryshme të kryeqytetit për të shpërndarë drogën tek klientët e gjetur në FB. Zonat më të preferuara të tyre ishin “Ali Demi”, “ish-Blloku”, si dhe lokalet e natës në Tiranë.

Ndërsa, sot Brikena Frakulli u arrestua së bashku me Hortenca Biçaku, 41 vjeçe, Artur Kristo, 45 vjeç dhe
Klevi Banushi,  20 vjeç, pjesë e të njëjtit grup kriminal që drejtohej nga 40-vjeçarja.

Policia sekuestroi dhe 6 kilogramë heroinë e kokainë dhe 1100 doza heroine dhe kokaine. Gjithashtu janë sekuestruar dhe shuma të mëdha parash në euro dhe lekë.

Brikena Frakulli akuzohet se siguronte drogën në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza të vogla. Prokuroria dhe policia kanë identifikuar edhe personin që furnizonte me kokainë drejtuesen e grupit kriminal

14 Komente

  1. S
    Sara

    Alamet zbulimi ne fakt, droga eshte mbi tavolina te lokali i nates tek Pazari i Ri dhe askush nuk e rru

    1. E
      Eshte nji" Diskriminim i Femres Biznesmene" !

      Ironizoj ne Titullin e KOmentin por nqs do ta shikonim nga nji kendveshtrim serioze do thoja : Kjo eshte Skandaloze ! Dreqesia Shqiptare , e paafte ,fallso te merret me Kriminelet e Vertete qe jane Politikanet , me hajnat e Thesarit te Shtetit , shmangin Vemdenjen e Opinioni me te tilla Lajme ku si gjithmone i pleqejn Skenare - Lajme me Mafioze - Me Droga - duke i vene Nofka qe kta qytetare shqiotare s'i misherojne aspak . Qellimi eshte Kriminalizimi i shoqerise nepermjet Termave qe i veshin shqiptareve si Bosa - Kapo - Me te rrezikeshmit ne Bote , e lloj -loj FakeNofkave qe i ngjisin si Etileke Shqiptareve ,ktu e ne Bote , nderkohe qe per Boten e krimit e Trafiqeve Narkotike ,shqiptaret jane thjeshte Ushtare te thjeshte ose punetore qe si shume Nationalitete te ksaj Bote fitojne paret e mbijeteses . A e dijn ekto Medie se Trafiqet e Drogave Nta e i ben me Avione Luftarak ? Me Nendetese Berthamore ? Mesiguri qe e dijne sepse sot infrmacioni nuk mungon porse ka Forca te Erreta qe diktojne medien shqiptare qe nuk ndalin kte politike inkriminimi ne shoqerine shqiptare . Nuk them se s'duhet luftuar fenomeni Drog , por kur shikojme se Gjuhen Tava me Peshk te ksaj Natyre _dhe heshtet nga Drejtesia para Vjedhjeve e Krimieve te Bandes Politike Vjedhjes se Thesarit e Pronave etj etj Krime pa Fund kunder ktij Shteti e ktij populli - e gjithe kjo Propagande e lajmeve te tilla - perdoren thjeshte si demagogji e mashtrim mbas se ciles fshihen Pafytyresia e vertet e Bordellos se Dreqesise qe eshte Baza e Mafiozeve dhe Krimit ne Shqiperi .

      1. H
        Heme se su be nami..

        Vetem ne kete menyre mund te dirigjoshe kete Popull... Zhurme per zironka dhe peshkaqenet ne Ujerat e Hoteleve me 5 ylla pushime kudo..fundja te varfer kemi lindur dhe te varfer do vdesim... Nje pakice normal duam apo jo deri sa Ju shkojne nga mbrapa ,,Miliardere do behen..

        1. H
          Heme se su be nami..

          Vetem ne kete menyre mund te dirigjoshe kete Popull... Zhurme per zironka dhe peshkaqenet ne Ujerat e Hoteleve me 5 ylla pushime kudo..fundja te varfer kemi lindur dhe te varfer do vdesim... Nje pakice normal duam apo jo deri sa Ju shkojne nga mbrapa ,,Miliardere do behen..

      2. p
        plazhisti

        Per cilet klienta " VIP " e keni fjalen per Luizin se ai ka qen perdorues dhe ndoshta ka shkuar me kete,apo per "Maestron" se edhe ai eshte "Vip" !Hajde artikull hajde...

        1. S
          Sfinksi

          Epo, nuk bidhte taksat tona, as nuk drejtonte shtetin!! Se keshtu kemi katandisur, te relativizojme te keqen

          1. M
            Mirditori plak

            Popull qen, kriminel, dembel, qe e ka mendjen vec per poshtersira.

            1. s
              shijak

              nuk kemi qene keshtu...kete vend po e ndyjne te rinjte...30 vjecaret e sotem, kujtimet e para te jetes kane batarete e 97-es, ndryshe nga ne te vjetrit qe kur ishim adoleshente punonim gjate veres ne ferma e koop. bujqesore...hanim pak dhe visheshim keq, por ishim me te lumtur

              1. K
                Kapedani

                Ketu ja ke futur kot se pjesa me e madhe e shqipove punojne.Droge shesin dhe ne Europe. Mos me thuaj qe lindoret e bejne kete pune se droga ka ekzistuar edhe para viteve 90.Keta policet e leshit kapin keta pleshtat e vegjel se peshqeve te medhenj ju rruajne trapin.

                1. E
                  E verteta

                  Po ti nga ke ardhur, nga marsi qe shan popullin?Po pse vetem keta qe merren me droge jane populli?Shyqyr qe doli lajmi me drogen dhe o burra ta leshojme gojen e te nxjerrim ç'na mban barku. Po turp nuk ke qe ofendon nje popull te tere?

                2. I
                  Idealisti

                  Dihet qe droga eshte e perhapur kudo, por kurre me pare nuk kemi pare operazione te policise ne keto permasa. Kjo do te thote se ata polic qe kane bere kete pune kaq profesionale jane ne lartesine e duhur dhe meritojn pergezime. ????????????????

                  1. A
                    Anri

                    Pse jeni kaq gazetare idiote dhe megalomane? Kujt i thjoni VIP ju more qe ju hengert qeni i nates? Meqe perdor droge e quhet VIP? Po si nuk i thate VIP ndonjehere ndonje shkencetari ose ndonje mjeku qe sjell gjera te reja ose nje mesuesi? Nuk jei gje tjeter vecse qenie pa forme...

                    1. A
                      Askushi

                      E kot, nuk te kuptojne Anri. Eshte ceshtje kulture dhe ndergjegje shtet- formuese qe mungojne nder nesh, aq me keq qe media jone eshte teresisht anti- kulture

                    2. Z
                      Zot na fal cfare ke krijuar !

                      Gazetare KAZANI. Nuk late njeri pa e cilesuar VIP.

                      Lini një Përgjigje