Alda Klosi ende në spital, shtyhet për nesër seanca ndaj ish-zyrtares

6 Shkurt 2023, 12:29Kronika TEMA

Alda Klosi ende në spital, shtyhet për nesër seanca ndaj

Gjykata e Tiranës do të zhvillojë nesër në orën 10:30 seancën gjyqësore të caktimit të masës së sigurisë për ish-zyrtaren Alda Klosi.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka depozituar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës “arrest në burg” për Klosin për akuzën e “fshehjes së pasurisë”, “pastrimit të parave” dhe “deklarimit të rreme para oficerëve të policisë gjyqësore”.

Prej më shumë se 24 orësh Klosi ndodhet në ambientet e QSUT për shkak të problemeve shëndetësore të shfaqura pas arrestimit.

Në varësi të situatës së saj shëndetësore dhe mundësisë për shoqërim në gjykatë do të vlerësohet nëse seanca do të zhvillohet në ambientet e gjykatës, apo të spitalit.

 

1 Komente

  1. t
    titi

    Kjo ti therrasi mendjes, ti thote shpejt e shpejt emrat qe I sillnin canta me euro dhe arsyen pse ja silinin kesaj dhe jo mua qe te jete me kok larte kur te dale ne gjyq ndryshe do te ngelet "xhevairi" i SPAKut

    Lini një Përgjigje