"Drogën e shisja në Facebook", 'koka’ e grupit të drogës në Tiranë: Im bir ishte rastësisht në banesë

6 Shkurt 2023, 11:57Kronika TEMA

"Drogën e shisja në Facebook", 'koka’ e grupit

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën "arrest me burg" për 4 persona që ranë në prangat e policisë, në kuadër të operacionit "Kutia e Pandorës". Mbi 6 kg kokainë e heroinë janë sekuestruar si dhe shuma të mëdha parash e automjete teksa u arrestuan Brikena, Frakulli, Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo.

Brikena Frakulli mori përsipër të gjithë përgjegjësinë duke thënë se djali i saj Klevi Banushi që po ashtu U arrestua, ka qenë rastësisht në apartament.

"Çfarëdo që ka ndodhur me veprimtarinë për të cilën na akuzoni, kam përgjegjësinë unë, të arrestuarit e tjerë nuk kanë lidhje me këtë veprimtari", tha ndër të tjera Frakulli.

Kjo e fundit tha se Hortenca Biçaku është dadoja e vajzës saj 4-vjeçari ndërsa Artur Kristo punonjës i fermës saj, për të cilën nuk dha sqarime të hollësi se çfarë aktiviteti kishte.

Policia ishte informuar në rrugë operative se një grup kriminal shpërndante droga të forta me shumicë dhe me doza në zona të ndryshme të kryeqyyteti. Hetimet disajavore zbardhën aktivitetin kriminal dhe rolet përkatëse të anëtarëve të grupit, për të cilat prokuroria thotë se mes të tjerave ka siguruar edhe të dhëna nga përgjimet.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetases Brikena Frakulli dhe Artur Kristo, Policia gjeti 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje.

Gjithashtru u gjetën dhe u sekuestruan 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare. Prokuroria thotë se në krey të aktivitetit qëndronte Brikena Frakulli e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza.

40-vjeçarja rezulton edhe në të kaluarën e proceduar dhe dënuar për të njëjtat vepra penale, përkatësisht në vitin 2015. Policia ka identifikuar edhe furnizuesin kryesor, por për shkak se operacioni është në vijim, mbahet sekret emri i tij.

Lini një Përgjigje