SPAK merr në dorë Masakrën e Fushë Krujës: Lufta e bandave has në pengesën e parë nga shteti

5 Shkurt 2023, 21:00Kronika TEMA

 

SPAK merr në dorë Masakrën e Fushë Krujës: Lufta e

Atentati në mbikalimin e Fushë-Krujës me 91 plumba ndaj Brilant Martinaj, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës, do kalojë për hetime më të avancuara në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Burimet bëjnë të ditur se grupi i hetimit që heton këtë çështje, përgjatë këtyre 7 muajve ka konstatuar elementë të përfshirjes së një grupi kriminal, raporton Ora News.

Autorët kanë vepruar me role të ndara nga njëri-tjetri. Por në bashkëpunim mes tyre, kanë pasur si qëllim realizimin e atentatit me armë që solli vrasjen e 3 personave në 17 korrik të 2022.

Gjatë një analize hetimore të zhvilluar në muajin Janar 2023, grupi i hetimit diskutoi për kalimin e dosjes në SPAK.

Krimi i rëndë siç është "Vrasja në rrethana cilësuese ndaj 1 ose më shumë personave", është kryer në format e grupit kriminal, akuza këto që i ka si kompetencë lëndore prokuroria SPAK, tha një burim pranë prokurorisë.

Ngjarja vijon të jetë pa autor, ndërsa dyshimet janë përqendruar tek disa persona në zonën e Tiranës dhe Laçit, të cilët janë duke u verifikuar.

Dhjetëra persona janë marrë në pyetje dhe një sërë veprimesh hetimore, janë kryer, por deri tani nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

Ndërsa kohët e fundit është identifikuar dhe një punonjës policie i komisariatit të Kurbinit, që dyshohet si i implikuar në këtë krim.

Deri në këtë fazë të hetimit ndaj këtij punonjësi policie, nuk është marrë asnjë masë ndaluese nga prokuroria por dhe asnjë masë për përjashtimin e tij nga radhët e policisë.

1 Komente

  1. t
    taso kume

    SPAK duhet ta filloje me politiken SHqiptare qe eshte nje kompani prodhimit te grupeve mafjoze qe po hane kokat e atyre te rinnjeve qe vendosin te rine ne SHqiperi .

    Lini një Përgjigje