Sulmet kibernetike, Çuçi: Sfidë me të cilën duhet të përballemi, kemi barrën e madhe për të garantuar të dhënat

7 Shkurt 2023, 10:30Kronika TEMA

Sulmet kibernetike, Çuçi: Sfidë me të cilën duhet

Ministri i Brendshëm Bledi Çuci, në konferencën “Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri”, tha se vendi ynë ka nxjerrë mësim pas sulmeve kibernetike. Ai theksoi se sot problemi më akut është siguria kibernetike, ndaj shtoi se edhe Policia e Shtetit duhet të jetë e mobilizuar për t’iu përgjigjur sfidave që po sjellë kjo epokë e re.

 “Kjo është në vetvete një sfidë e vazhdueshme me modernitetin, sfidë me të cilën do duhet të përballemi. Njësoj siç kemi rendur vazhdimisht për t’i bërë sistemet tona me eficente për t’u kursyer kohën qytetareve, kemi barrën e madhe të ngremë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të garantuar të dhënat.

Për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve, por edhe për të ndihmuar institucione të tjera në vend si ato të drejtësisë, Policia e Shtetit ka ardhur vazhdimisht duke u modernizuar përmes adaptimit të teknologjisë dhe sistemeve inovative dhe duke qenë të bindur se vende të vogla si Shqipëria mund të bëjnë kapërcime epokale vetëm përmes shfrytëzimit të avantazheve që krijon teknologjia”, tha ai. 

 

1 Komente

  1. V
    Vlora.Vlora

    ore cope bythqiri po ca te dhenash do mbrosh me, ore legen i pa afte ,i kane mare te gjitha su kane lene breke me ne byth dhe ne pith ministreve dhe gjithe rilindjes tuaj te korruptuar

    Lini një Përgjigje