Si shitej droga nga grupi i Frakullit: Brikena dilte vetë në "aksion", bënte dhe pak muhabet me "klientin"

6 Shkurt 2023, 17:50Kronika TEMA

Si shitej droga nga grupi i Frakullit: Brikena dilte vetë në

Thjesht dhe në mes të rrugës, kështu shitej droga e Brikena Frakullit në Tiranë. Në pamjet e mëposhtme janë kapur disa prej momenteve, kuranëtarët e grupit të trafikantëve, që drejtohej nga Brikena Frakulli, i shesin një klienti të tyre një sasi heroine.

Tv Klan ka siguruar ekskluzivisht këto pamje të filmuara nga nje kamera amatore gjatë shitjes së dozave të droges në afërsi të Fakultetit të Inxhinierisë. Siç shihet, takimi mes klientit dhe trafikantes kryehet në rrugë, pasi më herët kanë komunikuar me njëri-tjetrin në celular. Pasi merr dozën e heroinës, klienti largohet, ndërsa trafikantja i drejtohet bazës që ndodhej po në këtë zonë. 

49-vjeçarja nuk mjaftohej me shitjen e drogës nga anëtarët e grupit që drejtonte, mes të cilëve ishte dhe djali i saj 20-vjeçar Klevi Banushi, por dilte edhe vetë në "aksion". 

Sot, për 4 të arrestuarit, mes të cilëve dhe koka e grupit, Brikena Frakulli, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’. 49-vjeçarja u shpreh në seancë se trafiku drogës bëhej vetëm prej saj dhe se 3 të arrestuarit e tjerë nuk kanë asnjë lidhje, madje e mbajti të gjithë fajin vetë. Por rrëfimi i saj nuk u mor parasysh nga Gjykata. Ndërkohë që nga ana tjetër, Policia po i vijon hetimet, pasi ka arritur të bjerë edhe në gjurmët e personit që furnizonte me lëndë narkotike grupin.

Lini një Përgjigje