"Drejtësia" shqiptare: Dënon vajzën e re që shpëtoi të aksidentuarin, pse s'kishte patentë, dhe 19-vjeçarin që vodhi një... libër se s'kishte lekë ta blinte

7 Shkurt 2023, 09:57Kronika TEMA

"Drejtësia" shqiptare: Dënon vajzën e re që

Ndoqa gjykimin kundër një vajze të re, e cila për të shpëtuar një qytetar të demtuar nga një aksident rrugor, si dëshmitare në vendngjarje drejtoi makinen pa patentë dhe e çoi të plagosurin në spital.

Aty e akuzuara priti Policinë dhe tregoi se si e dha ndihmën e parë. Policia i kërkoi dokumentat dhe e arrestoi më pas për drejtim mjeti pa patentë. Për këtë akuzë prokuroria me sytë ulur kerkoi deklarimin fajtore të shtetases, megjithese pranoi gjestin human te saj.

Në fund të gjykimit e pyes gjyqtarin: I nderuar, si ky vendim a ke dhënë të tjerë verdikte fajesie që nuk do doje kurre ti kishe shpallur?

U përgjigj: Po. Tete vite më parë, më ka mbetur peng rasti i nje djali nga Tirana. E kishte arrestuar policia për vjedhje. Ma sollen të pandehur. Kur lexova dosjen, pashë që kishte vjedhur librin “ Gjuetari i Balonave” .

E pyeta: Pse e vodhe? Me tha: Nuk kisha para, kisha degjuar aq shumë për këtë libër sa doja ta lexoja doemos. E vodha, por me identifikuan nga kamerat.

Ishte 19 vjeç. Nuk dhashë burg për të, por e dënova! (Anila Hoxha)

16 Komente

  1. n
    nacionalisti

    Polic per tu pire ne kupe te dollise KOKRRA E HAJVANIT

    1. z
      zot na fal !

      Nacionalist ! Drejtesia denon jo polici . Ai arreston .

      1. D
        Disa njerez janë per gjynah

        Ne fakt, nuk është polici ne këtë rast, por edhe polici e bën. Mund ta leshonin me një paralajmerim. Por kishte rast ta bënte prokuroria dhe nuk e beri. Duan të plotesojne numurin e rasteve të sukseshme. Pune statistikash. Idiote por edhe të pashpirt.

        1. n
          nacionalisti

          ou :-) dmth kur bie shi, te lag !!!

      2. G
        Genti

        Drejtësi leshi qe ata që vjedhin me thasë i lë të lirë. Po qe politikan hajdut e trafikant paguan dhe je i lirë. E po qe se je njeri i thjeshtë dhe hajdut ordiner që s'ja mbush dot xhepat avokatit dhe gjyqtarit të rrasin në burg. Lum në ne për "Demokracinë" qe po jetojmë. Kishte 100 herë më tepër drejtësi në socializëm nëse nuk e kishe gjuhën e gjatë dhe të krruheshe me ligjet për agjitacion e propogandë ose të merrje aratinë sesa në ktë të quajtur Demokraci që "drejtësia" i jepet atij që paguan më shumë.

        1. L
          Leva e Arkimedit

          Per librin nuk duhej te ishte denuar fare! Mundon elementi i rrezikshmerise shoqerore e ndaj ska veper penale. Por ketu keshtu ne denojne. Sdo tia dije njeri.

          1. p
            preshevali

            Ta kishte pasur lejën vajza nuk do ta kishte transportuar fare por do ti kishte dhene ndihme sipas mundesisë dhe aftesisë ne vendngjarje dhe do te kishte pritur personelin e trajnuar per ate punë. Transportimi i te aksidentuarve si ka bere kjo vajza ka sjellur me shume deme se dobi. Njoh dhe kam degjuar raste ku per faj te transportimit jo profesional kan ngelur njerzit te pa lëvizshëm. Prandaj nuk ja vlenë me çdo kushtë te jetohet. Nuk thuhet kot "punë per ustain".

            1. k
              k

              Drejtesia shqiptare është agjenci e mafjes dhe korrupsionit dhe mbron interesat e tyre. Kush eshte qytetar i thjesht dhe fatkeqsisht i varfër ,trajtohet si qen i zgjebosur dhe pa asnjë vlerë.Ai vend është i vdekur dhe mungon varrosja pasi nuk ka vende të mjaftueshme në Tufinë.

              1. H
                Himarioti

                Drejtësia e jonë është organ terrori mbi popullin, jo mbrojtëse e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

                1. A
                  Ana

                  Ana Shume mire e ke then Himariot.

                2. P
                  Petrit

                  Kjo tregon se gjyqtari dhe sistemi yne i drejtesise nuk eshte projektuar per te dhene drejtesi. Ne USA gjykatesi do kishte fuqine qe te interpretonte cdo ligj ne menyret qe ti jepet drejtesi ashtu sic e parafytyron nje veprim te drejte pjesa derrmuese e shoqerise.Mund t`a cilesosh nje veprim si vjedhje, por nuk mund te denosh personin kur veprimi ka me shume aspekt pozitiv ne shoqeri.

                  1. t
                    tetovari2

                    Po çka mendoni gjyqtarët nuk hanë libra e kashtë,hanë para.Dhe tani nuk i duan në lek por në $,€,£.

                    1. L
                      Ligji është i verbër

                      Drejtësia në Shqipëri në shumë raste nuk jep drejtësi për shkak të korrupsionit dhe në disa raste edhe për shkak të paaftësisë POR në dy rastet e mësipërme gjyqtari është treguar korrekt me ligjin. Rasti i vajzës pa patentë, ndonëse duket qartë që është kryer për të ndihmuar të aksidentuarin, është veprim i paligjshëm që mund të sjellë pasoja, si për të aksidentuarin ashtu edhe për të tjerë sepse ajo mund të kryente ndonjë aksident gjatë lëvizjes për në spital. Gjyqtari nuk ka të drejtë ta interpretojë sipas siç dëshiron ai, por ta zbatojë atë në mënyrë korrekte. Në rasin e vjedhjes së librit, përsëri nuk mund të justifikohet vjedhja e një libri me arsyetimin se djali nuk kishte para ta blinte a thua se ai djalë 19 vjeçar ishte "i etur për kulturë" dhe gaboi. Për të njëjtën arsye djali mund të vjedhë edhe një celular apo tv. Çfarë do të bënte gjyqtari nëse një qytetar vjedh bukë apo ushqime sepse nuk kishte lekë për t'i blerë? Vjedhja nuk justifikohet në asnjë rast aq më tepër që djali ishte i rritur dhe mund të punojë për të siguruar lekët jo vetëm për një libër por çdo libër që dëshiron të lexojë

                      1. T
                        TURIEMIGR

                        E PARA PER MENDIMIN TIM ANILA TE NA TREGONTE DENIMIN DHE PASTAJ TE REAGONIM. E DYTA , PO UDHETONTE ME MAKINE ? APO E MORRI MAKINEN PER TE NDIHMUAR ? TJETRA PA PATENTE : E KA PATENTEN POR NE MOMENTIN E NGARJES NUK E KISHTE ME VETE ? APO SKA FARE PATENTE ! KA SHUME NDRYSHIM. N.Q.S. NUK ESHTE E PAISUR ME PATENTE PAVARESISHT GJESTIT TE MIRE AJO MUND TE KISHTE SHKAKTUAR AKSIDENT , MUND TE KISHTE VRARE NJE TE PAFAJSHEM PER TE SHPETUAR NJE TJETER. MEGJITHATE DO TE DOJA TE DIJA DENIM E DHENE N.Q.S NGJARIA ESHTE E VERTE !

                        1. P
                          Poshtë maskarenjtë

                          Pse çfare prisje ti zonja gazetare ? Te denohej Ahmetaj? Meta? Berisha? Rama? Shkelzeni? Jo moj zonje...ti vete na ke treguar se ligji shkruhet njelloj, por nuk funksionon njelloj. Sa me e madhe vjedhja, aq me i vogel denimi. Bile i pafajshem dhe merr shperblim me pas nga Strasburgu. Sa me e vogel vjedhja, aq me i madh denimi. Sepse fukarai eshte gjithmone fajtor.

                          1. K
                            Kot

                            Nje histori jashte vendit kur dikush vodhi dicka si puna e librit, Gjyqetari denoi qytetin nga kryebashkiaku dhe me rradhe por jo vjedhesin e Librit... Besoj ka vlere ky gjykim... Por jo llogjike ndoshta ne Shqiperi!

                            Lini një Përgjigje