I drejton armën efektivëve për të shmangur kontrollin, arrestohet i “forti” në Lezhë

7 Shkurt 2023, 09:44Kronika TEMA

I drejton armën efektivëve për të shmangur kontrollin,

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës pasi ka kundërshtuar kontrollin e automjetit dhe bërjen e testit të alkoolit.

Personi në fjalë për të ndaluar kontrollin fizik i ka drejtuar armën që mbante pa leje uniformave të policisë. E fektivët kanë bërë neutralizimin e tij dhe shoqërimin në komisariat.

“Në kuadër të operacionit “Neutralizimi”, në Shëngjin, në mesnatë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi L. Z., i cili ka krijuar dyshime tek punonjësit e Policisë, nga përgjigjet dhe sjellja e tij. Për këtë shkak, është informuar se do t’i kryheshin kontrolle fizike dhe kontrolle në automjet, si dhe testi i alkoolit. Në atë moment, ky shtetas ka kundërshtuar kryerjen e veprimeve procedurale duke nxjerrë një armë zjarri që mbante me vete dhe ua ka drejtuar punonjësve të Policisë, me qëllim që të largohej dhe të shmangte arrestimin.

Ndërhyrja e menjëhershme dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, ka bërë të mundur neutralizimin e menjëhershëm të shtetasit L. Z., i cili pas kryerjes së testit të alkoolit, ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 1.395 mg/l. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me fishekë në fole, e gatshme për qitje, që mbahej pa leje nga ky shtetas.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin L. Z., 41 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, njofton policia.

Lini një Përgjigje