Këtë të martë në orën 12:00 pritet të jepet masa e sigurisë për ish-zyrtaren Alda Klosi. Prokurorja Mirela Zavalani dhe gjyqtari Arben Micko, mbërritën në ambientet e spitalit ku ndidhet ish-zyrtarja dhe morën gjeneralitetet e saj për të vijuar më pas seancën në gjykatë.
Gjatë një deklarate për media. avokati Ilirjan Muho, përfaqësuesi ligjor i Alda Klosit zgjodhi të mos i përgjigjej pyetjes se nga se vuan ish-zyrtarja, e cila ndodhet e shtruar në spital për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore.
Ai tha se për gjendjen e saj shëndetësore duhen pyetur mjekët. "Gjykata në respektim të afatit që kishte caktuar u paraqit dhe mori gjeneralitetet e personit nën hetim, konstatoi gjendjen e saj shëndetësore, seanca ka filluar e tani do kthehemi në gjykatë ta vijojmë gjykimin aty ku e lamë, seanca do zhvillohet në orën 12:00. Qendrimin do e merrni vesh pas gjykimit. Pyesni mjekët për gjendjen shëndetësore”, tha avokati.
Mbi Alda Klosin rëndojnë tre akuza, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe deklarim i rremë në hetuesi.
Duhet të vuaj nga kleptomania.Në momentin që nuk vjedh dot,shfaqen krizat, Terapia e këshilluar është ta dërgoni në bankën e shtetit të kacafytet me ata hajdutët e tjerë.
Alda vuan nga frika se i iken milionat dhe e kapi pastrusja
Turp kukulla ne qeveri!!!!!!!
Mos pyesni nga se van ajo po pyesni doktorin qe e shtroi ne spital sa e ka gjoben e shtrimit per te paraburgosurit.