EMRI/ Fshihej në Tiranë me pasaportë false, arrestohet gjeorgjiani, “kapo” i një grupi të rrezikshëm kriminal

7 Shkurt 2023, 10:41Kronika TEMA

EMRI/ Fshihej në Tiranë me pasaportë false, arrestohet

Një 42-vjeçar gjeorgjian i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë.

Mindia Lavasogli (Goradze), fshihej në Tiranën nën identitetin e një shtetasi ukrainas. Ai dyshohet se është kreu i një grupi kriminal në fushën e krimeve kundër pasurisë dhe armëmbajtjes pa leje.


42-vjeçari u arrestua nga ekipi i Fast Albania në “Policinë e Shtetit”, dhe po vijohet me procedurat për ekstradimin e tij.

“Fast Albania ka zhvilluar dhe ka finalizuar me sukses, operacionin policor të koduar “Kryesori”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Gjeorgjisë, shtetasi gjeorgjian Mindia Lavasogli, 42 vjeç.

Mindia Lavasogli (Goradze) strehohej në Tiranë, dhe akuzohet si kreu i një grupi kriminal të dhunshëm, me aktivitet kryesisht në krimet kundër pasurisë, në Gjeorgji dhe në vende të tjera.

Gjykata e Kutaisi-t, Gjeorgji, me vendimin nr. 1/532-16, të datës 20.06.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 12 vjet burgim, për veprat penale “Pengimi i veprimtarisë profesionale të gazetarit, kryer me anë të kanosjes”, “Grupi kriminal””, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje