Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho ka folur pasi Gjykata la në burg ish-zyrtaren. Avokati deklaroi se paratë e vjedhura në banesën e klientes së tij i përkisnin familjarëve të saj.
“Nëse do ishte e vërtetë që mes Alda Klosit dhe Dobit do të kishte një marrëveshje si është e mundur që në banesën e pastrueses janë gjetur dhe sende të vjedhura.
Ka njerëz që janë paraqitur në prokurori dhe kanë njohur sendet e vjedhura në shtëpitë e tyre. Kemi të bejmë me një shtetase që ka një qëllim të caktuar që bën një deklarim të tillë. Të lehtësoj sado pak një pozitë më të lehtësuar për djalin e saj.
Në fazën e hetimeve të deritanishme nga vëllai i saj dhe nga Alda është paraqitur në prokurori një kontratë huadhënie e nënshkruar mes tij dhe një shtetasi tjetër, në bazë të së cilës janë dhënë një shumë prej 125 mijë eurosh për kurimin e xhaxhait të saj në Amerikë.
U pa e udhës që paratë të gjendet, e janë mbajtur në shtëpinë e nuses së xhaxhait të Alda Klosit. Pasi ajo është larguar në Amerike, paratë i janë kthyer Aldës dhe familjes së saj pasi dhe vëllai jeton bashkë me të, me qëllim që këto para të transferohen në Amerikë sipas sistemit bankar. Klosi kishte të drejtë që deklarimin ta bënte deri në mars të vitit tjetër”- tha ai.
Bravo bravo,therrime para bemave te tigrushit,qe as sali krimineli nuk ja permend emrin
Po more avokat, po lind pyetja...pse keto para nuk mbaheshin ne banke? Dhe e dyta...Ku e kane burimin keto para qe mbaheshin "kesh" ne shtepi? Se te mbash aq para "kesh" eshte nje risk i madh per tu bere objekt vjedhje dhe rrezik jete.
Po mire si shpjegohet qe zyrtarja edhe ja dha parate per ti ruajtur, por pastaj shkoj dhe denoncoi ne polici vjedhjen e tyre. Pra ne nje fare menyre i deklaroi policise se kishte pasur xxxxx leke cash ne shtepi. A ma shpjegon dot? Pra duket qe pastruesja genjen dhe nuk perben baze per te arestuar zyrtaren. Komentova mbi bazen e te dhenave te deritanishme qe dime.
E vertete. Nje shtetas qe njohu “unazen e vet” ishte eksperti i leshit ervin karamuco. I aferm i Aldes. Skema eshts e qarte. Cfare lidhje ka ervini me Ben Ahmetajn, pyesni Orlanda Karamucen burri i se ciles, Genc Kuçuku ka marre tenderin e Rindertimit ne Lezhe, Durres, Laç.
Ky miku ka qene drejtor te Atp-ja me LSI-ne , paska rene shume poshte
avokati nje superhajdut qe beri namin si kreu i Hipotekes Tirane kur LSI-ja e emeroi bashke me Saliun