Kush janë 3 'të fortët" që kërcënuan me armë një person në Shkodër, autor të djegies së 4 makinave (EMRAT)

8 Shkurt 2023, 11:19Kronika TEMA

Kush janë 3 'të fortët"  që kërcënuan me

Tre të arrestuarit e ditës së djeshme nga Policia e Shkodrës, Aleksandër Prendi, Andrea Cara dhe Erjon Uka, dyshohet se ishin gjobëvënës në zonën e Vaut të Dejës.

Në lidhje me ngjarjen kriminale që u parandalua nga policia vijojnë hetimet për zbardhjen e konfliktit. Burimet bëjnë me dije se 3 autorët dhe personi që u kërcënua nga ata, kanë pasur fillimisht një debat në telefon për motive që ende nuk dihen.

Më pas, 3 autorët kanë kërcënuar në derën e dyqanin të riun, por nuk përjashtohet mundësia që autorët të kenë pretenduar t'i vendosin gjobë atij. Gjithashtu për 3 të arrestuarit policia ka prova se janë autorë të djegies së 4 automjete në 2 muajt e fundit në zonat përreth. Djegia e automjeteve dyshohet se është kryer për gjobëvënie.

Prendi, Cara dhe Uka njihen në zonë si persona problematik.

2 Komente

  1. P
    Pickaxhiu

    Qiuani motren ketyre se po filloi gjobvenia ne Shqiperi atehere PO qe ikin te gjithe

    1. i
      i drejti

      o kara gazetar nuk asht ne shkoder po shkruhet vau i dejes ne rrethin e shkodres a kupton a jo se duhet me e specifiku se ku ka ndodh ngjarja apo vari karin se ata qe lexojn jan te pa shkoll.

      Lini një Përgjigje