SPAK dërgoi për gjykim Mediun, Zamira Durda: T’i shtohet akuza e vrasjes, qesharake që akuzohet vetëm për korrupsion

8 Shkurt 2023, 14:00Kronika TEMA

SPAK dërgoi për gjykim Mediun, Zamira Durda: T’i shtohet akuza e

Zamira Durda, nëna që humbi djalin e saj 7 vjeçar në tragjedinë e Gërdecit ka kërkuar që në dosjen që SPAK dërgoi për gjykim për Fatmir Mediun, ministër i Mbrojtjes asokohe, të përfshihet edhe akuza për vrasje dhe jo vetëm ajo e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Në një lidhje ‘skype’ në Report TV ajo tha se për Gërdecin fajëson të gjithë piramidën shtetërore që nga presidenti deri tek kryeplaku i fshatit.

“Kërkoj vendosjen e drejtësisë për tim bir, të dënohen fajtorët që e vranë dhe në fund të ata që e shkaktuan Gërdecin të paguajnë. Unë akuzoj gjithë piramidën shtetërore që nga presidenti deri tek kryeplaku i fshatit, pastaj se kë nxjerr prokuroria fajtore këtë nuk di ta them.


Unë përfaqësoj tre viktima, jo vetëm djalin tim. Jam e pakënaqur me këtë dosje sepse shpërdorimi i detyrës duhet t’i shtohet vrasja. Sepse të pandehurit e tjerë që kanë qenë në shkallë të parë kanë qenë të pandehur për vrasje, po ata nga këta i morën urdhrat, nga ministrat”-tha Durda.

Ajo tha se çështjen do të dërgonte deri në Strasburg nëse ndaj Mediut dhe të akuzuarve të tjerë për tragjedinë e Gërdecit, nuk shtohej akuza e vrasjes.

“Do ta çoj çështjen deri në Strasburg. Nëse nuk akuzohen për vrasje, atëherë çfarë na duhet korrupsioni? Është qesharake nëse kjo dosje përfundon me korrupsion pa akuzën e vrasjes. Kjo ka ndodhur, është realitet, jo se po e kërkoj unë”-shtoi ajo.


Sa i përket të akuzuarve të tjerë për shpërthimin e municioneve që u mori jetën 26 personave, Durda tha se kërkesës së saj, SPAK i ishte përgjigjur se nuk gjente dot adresën e gjeneralit Luan Hoxha i cili jeton në SHBA prej vitesh. Ajo theksoi se kërkon burgosjen e personave përgjegjës për jetët e humbura dhe jo akuzën e tyre për korrupsion.

3 Komente

  1. X
    XhaJaho

    Si ka mundesi qe k’ta prokuroret e SPAKUT edhe pse mbeshteten nga SHBA , nuk e akuzojne per vrasje dhe te kene frike akoma nga nje qelbesira dhe surat Miu Mehdiu

    1. K
      Kristi

      Cudi...SPAK,..nuk gjene adresen e gjen.Hoxhes, Po te shikoje gjeneralet e tjere me ose pa grada,..qe jane rrotull. Mjafton ky skuthi... Mediu per te gjithe. Eshte ministri jo gjenerali qe i qep gjerat. Mos beni te paditurin. Hajt pak guxim...

      1. D
        Dardan

        BRAVO ZONJA ZAMIRA DURDA, BURRNESHE E RRALLE SHQIPTARE!

        Lini një Përgjigje