Dosjet stok, Sokol Sadushi: Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi

26 Janar 2026, 11:30Kronika TEMA
Dosjet stok, Sokol Sadushi: Drejtësia që vonon rrezikon të

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka deklaruar se vonesat në dhënien e drejtësisë rrezikojnë të cenojnë besimin e qytetarëve dhe të kthehen në padrejtësi.

Gjatë hapjes së Vitit Gjyqësor 2026, Sadushi nënvizoi se drejtësia nuk është vetëm vendimmarrje, por standard, orientim dhe përgjegjësi ndaj qytetarit.

“Drejtësia nuk është vetëm vendimmarrje. Ajo është edhe standard dhe orientim për sistemin dhe shoqërinë. Prandaj, kjo sallë nuk i përket vetëm këtij institucioni. Në thelb ajo u përket qytetarëve, çdo individi që hyn këtu me shpresën se do të dëgjohet dhe do të trajtohet me dinjitet, barazi dhe paanësi. Kjo ditë nuk shënon vetëm nisjen e vitit gjyqësor, por themelimin e një tradite institucionale, që i jep drejtësisë një moment të përvitshëm reflektimi dhe përgjegjësie publike”, u shpreh Sadushi.

Sipas tij, sistemi përballet me ngarkesë të lartë dhe stok çështjesh, çka sjell vonesa të pajustifikueshme.

“Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi. Sistemi gjyqësor përballet me një ngarkesë të lartë dhe me një stok çështjesh të prapambetura. Kjo sjell vonesa, që nuk janë vetëm çështje statistike. Janë qytetarë që presin, çështje që zvarriten dhe marrëdhënie juridike që mbeten pezull. Prandaj kërkohet menaxhim, disiplinë dhe përparësi të qarta”, u shpreh Sadushi, duke kërkuar menaxhim më të mirë, arsyetim të qartë të vendimeve dhe respektim të kohës së arsyeshme.

Kreu i Gjykatës së Lartë apeloi për bashkëpunim institucional, investime në drejtësi dhe rritje të besimit publik, duke theksuar se pavarësia duhet të shoqërohet me përgjegjshmëri dhe standard të lartë profesional. 

16 Komente

  1. D
    Doni të dini te verteten

    Ky zoteria fsheh një pjese te vertetes pse ka aq shumë stoqe dosjesh të pa shqyrtuara . Sepse Gjykata e Larte qe drejton ky zoteria jep shumë vendime duke i çuat çështjet për rigjykim më gjykatat më të ulta ;po lështu vrpron edhe gjykata e apelit duke i ciar ceshtjet për rigjykim në gjykstat e shkallës se pare-të dyja këto gjykata e bëjnë krte sepse janë të korruptuara nga palët e inreresuara qe duan ti çojnë çështjet në pafundesi gjykimi. Dhe pasi e bejnë lëtë ankohen se janë shtuar stoqet e dosjeve !? Gjykatat janë tempull i padrejtesisr prandaj ndodh kjo.Shifni dondazhrt e wytetareve ;askush nuk ka besim tek drejtesis shqiptare we eshte pjellë e kësaj klase politike kriminale e antikombëtare.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Kjo drejtesi qe hapur ka marre anen e krimineleve, prej kohesh eshte kthyer ne bashkepuntore e krimit

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cen Durimmadhi

        Keta i dime ne o Sokol i madherishem qe keni 10 vjet qe perseritni te njerat gjera. Merni masa konkrete, e mos i detyroni njerezit e pafajshem te vrasin gjyqtaret ne sallen e gjyqit. Gjeni rrugzgjidhjet e lereni slloganet e drejtesise se pavaruar. Qe nga marsi 2017 dosja ime per nje gjyq qe e kam fituar ne shkallen e pare, ka zene myk ne sirtaret e gjykates se Apelit. Kjo eshte reforma ne drejtesi e Kryeministrit tone strateg qe e quan fitore te madhe te PS. Perralla qe s'i ha me askush.....

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pettit

          Ju dh….. kollaro qe vini si Dhe ato qaforet e bardha , drejtesia ne shqiperi eshte e korruptuar. Paga teper te larta ( barazohen me ato te gjykateseve/ prokuroreve te NY) , shetisin ( gjoja seminare) neper bote jete tw shfrenuar, qejfi qejf Dhe ato ju rritet. Jeni turpi I Shqiperise

          Përgjigjjuni
          1. T
            Teme

            Ju nuk jeni per te konstatuar por per te zgjidhur probleme...do 10 vjet te kesh seance e pare ne Apel.Cpo beni ju? Ulni numrin e studenteve te magjistratures, kete po beni...ne vend qe ti coni 5 fish. Ishim mire kur ishim keq. Per 8 muaj mbaronim 2 shkalle.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Martini

              Shume i drejte konstatimi, por cilat jane zgjidhjet ligjore dhe proceduriale ????

              Përgjigjjuni
              1. N
                NACIONALISTI

                SIHARIQ LE TE BIEN DAJRE TUPANE GAJDE E KERNETA LE TE BUCASE FYELLI DHE CIFTELI KRYETARI I GJYKATES SE L'ARTE E PASKA KUPTUAR ME NE FUND SE DREJTESIA E VONUAR ESHTE PA DREJTESI TANI CDO GJE U ZGJIDH DOSJET DO TE AMISTOHEN TE GJITHA. TJA FILLOJE NGA E PARA

                Përgjigjjuni
                1. E
                  E

                  Pse hetimet per Veliajn dhe Ballukun berishistet e Spakut I bene urgjent,bile paten kohe te shkruajn dhe letren me emrin e Nesti Angonit?

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pis milet

                    Berishistet e Spakut te Drejtesise se Re te Rames. Trushplarja nuk ka kufi.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pis milet

                      Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

                      Përgjigjjuni
                  2. B
                    B

                    Banda berishiste ne Spak ka dhe I tepron koha per te hetuar thashethemet e Saliut,dhe me to te arrestoj zyrtaret e qeveris?!

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kacidhja

                      Fjale ,fjale dhe vetem fjale ,zgjidhje nuk jep,Fjalet e bukura te Sadushit mund te genjejne vetem femijet dhe naivet.BOLL ME FJALE VEPRONI.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hallexhiu që shteti ,drejtësia dhe administrata

                        Gjenealogjia e një çështje gjyqësore nëpërkëmbet nga vet ligjet që kullosin në livadhin me bar të thatë ,vijnë në parlament kockë e lëkurë, marrin bekimin e parlamentit dhe kur qytetarit i ngjallet shpresa vjen ligji tjetër që nuk ke ku t'a kapësh,ky interval kohor nga e shtrenjta qeveri mbyll seritë filmike me të cilat qytetari befasohet dhe pushtuesin,vjedhësin,mashtruesin si dhe punonjësit e emëruar të administratës i jep kohën e sistemimit nëpërmjet mashtrimit ,abuzimit dhe marifete e korruptive që i japin avantazh për t'a lënë me gisht në gojë pronarin e vërtetë Ka shumë për të shkruar por ankimi nuk të zgjidh ,ai bën të kundërtën

                        Përgjigjjuni
                        1. d
                          drejtesi e munguar

                          Z.Sadushi,sistemi i drejtesise ka hyr ne kolap pas 1990-tes.Ne keto 35-vite asnjehere drejtesia nuk ka bere drejtesi.A u be drejtesi per vrasjet e 2-prillit 1991?A u be drejtesi per zgjedhjet e 1996-tes>Po per 1997-n,1998-ten,e deri per vrasjet ne bulevard?Z.Sadushi ne Shqiperi pas 1990-tes nuk ka pasur drejtesi.Eshte turur gjithe"ujqerit"e politikes e krimit per te tjetersuar gjithe pasurit e vendit.Ne Shqiperi do te filloj te behet drejtesi,kur te jene pervetesuar te gjitha pasurt e vendit dhe per te mbrojtur qe te mos ua marrin do te bejne drejtesi.Sic vepruan gjithe rrugacet e Europes ne shekujt 17-18-19-t ne Amerike.Kur i pervetesuan te gjitha,zhduken vendasit,kerkuan te behen shtete me ligje dhe te zbatohen ato.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Luani

                            Eshte fatkeqesi qe ky vazhdon te jete kryetari i gjykates se larte, njeri i paafte dhe medioker. Kujt i ankohet njereve qe nuk kane asgje ne dore. Ky supozohet te jete zgjidhja, po te shikoni fjalimin e fundit eshte i njejte me kete te sotmin. Qesharak

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Plepist?

                              Si mund të cënohet besimi i qytetarit ke drejtësia, kur ai është i nivelit zero? Nqs. ky keqmenaxhues nuk e ka akoma të qartë se përgjegjsia për dosjet e mykura të bëra kapi bie mbi fillimisht mbi kryetarin, e pas tij gjithë humbamenot e dobishëm që ka nën vete, atëhere lind dyshimi se edhe ky mund të jetë diplomuar me kurs 6-mujor ke plepat. Ose punë intensive deri në pakësim të dosjeve, ose dorëheqje e pa revokueshme. Rrugë të mesme s'ka.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje