Drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT

19 Janar 2026, 09:45Kronika TEMA
Drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit pëson hemorragji

Drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale dhe është shtruar me urgjencë në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.

Llabani u komandua javën e kaluar në këtë detyrë, pas shkarkimit të drejtorit Indrit Cërloj, i cili edhe u arrestua më pas, i akuzuar për shpërdorim detyre, pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, gjatë një vizite shëndetësore në Spitalin e Durrësit. 

Llabani është profesionist në fushën e drejtësisë dhe administratës publike dhe ka përvojë të gjerë në menaxhimin e institucioneve të ngjashme.

Më parë ka drejtuar Burgun e Peqinit. 

2 Komente

  1. L
    Leko

    I shkreti sa me frike e paska marre....

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cna ka gjete

      E ruani se mos arratiset

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje