Sulme nga Irani? Lamallari: Nga ambasada e SHBA u tha se është paralajmërim standard

3 Prill 2026, 10:31Kronika TEMA
Sulme nga Irani? Lamallari: Nga ambasada e SHBA u tha se është

Për kërcënimet ndaj vendit tonë për sulme nga ana e grupeve të lidhura me Iranin, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari deklaroi se ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, iu ka komunikuar se është një paralajmërim standard i cili iu është drejtuar dhe vendeve të tjera.

 

Në konferencën për gazetarët paraditen e sotme, ministri deklaroi se pavarësisht kësaj është bërë vlerësimi i riskut dhe janë marrë një sërë masash për garantimin e sigurisë publike në sheshe dhe vende kritike.

 

Shqipëria prej disa kohësh ka marrë masat e nevojshme për vlerësimin e riskut bazuar në shërbimet e inteligjencës, por edhe një plan masash jo vetëm për sigurinë publike në sheshe dhe vendndodhje kritike, ku janë përfshirë agjencitë ligjzbatuese dhe shërbimet e inteligjencës. 

 

Duke pasur parasysh dhe mesazhin e ambasadës amerikane komunikova me strukturat e policisë, njësinë Antiterror, për të më informuar për masat e marra dhe komunikimin me përfaqësues të zyrës së sigurisë së ambasadës. Mu komunikua se nga ambasada iu është thënë se ky është paralajmërim standard i cili i është drejtuar edhe vendeve të tjera. 

1 Komente

  1. k
    komentues

    Mos tall b... o Zoteri se ata leshuan alarm te qarte. Dil aty voto ndonje tjeter rezolute ate bej, se keshtu renditeni krah humbesve dhe pastaj fshiheni. Aty po rrine e po vezhgojne ne neutralitet shtete te fuqishme, u be morri Ballkanit me dhene mend ne politiken globale...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje