E rëndë në Pogradec, qeni kafshon 10-vjeçaren dhe e tërheq zvarrë për disa metra

19 Mars 2026, 23:10Kronika TEMA
E rëndë në Pogradec, qeni kafshon 10-vjeçaren dhe e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec. Një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i fqinjit, ngjarja ka ndodhur në hyrje të lagjes “Goricë”.

Sipas informacioneve, në momentin e ngjarjes kanë qenë dy vajza të mitura. Njëra prej tyre është kafshuar nga qeni dhe është tërhequr zvarrë për disa metra, duke pësuar lëndime.

Banorët e lagjes raportojnë se situata me këtë qen ka qenë problematike prej kohësh, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për komunitetin.

Burime bëjnë të ditur se pavarësisht ankesave dhe apeleve të përsëritura, poseduesi i qenit, nuk ka marrë masa për të parandaluar rrezikun.

Ngjarja është referuar për procedim penal, ndërsa e mitura po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradecit.

1 Komente

  1. t
    tironsi

    vend idiot, jeton ne mesjete, u duhen qen agresiv me rujt shpit e leshit dhe idiotet qe jetojn brenda tyre. ketu ku jetoj une, behet kallzimi ne polici, vjen policija me rangerat, qenet agressive merrent dhe euthonazohen. I zoti i qenve duhet te paguaj demshperblim te demturarve, mbyllet ceshtja pa vetgjyqesi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje