E rëndë në Shkodër, 27-vjeçarja tenton të hidhet në lumin Buna me 4 fëmijët

17 Korrik 2024, 16:45Kronika TEMA
E rëndë në Shkodër, 27-vjeçarja tenton të hidhet

Një tragjedi është parandaluar nga policia në Shkodër, që ka ndaluar një 27-vjeçare e cila ka tentuar të hidhet bashkë me katër fëmijët e saj të mitur në lumin Buna. 

Policia është njoftuar nga disa persona dhe menjëherë ka ndërhyrë patrulla duke e shmangur tragjedinë.


Njoftimi i Policisë:

Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë.

Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.      

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.    

27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

3 Komente

  1. C
    Cami nga Arpica.

    Lajm i trishte, edhe pse e reja me 4 femije shpetoi. Nese Atdheu im i dashur qenka kthyer nje vend i qete, i sigurte, ne sherbime te shpjeta, qe pret miliona turiste qe shtangen nga mrekullite, ku KM im flet me superlativa per Perlen e Bukur te Ballkait, si eshte e mundur qe nuk ka dite te mos degjoj lajme e tragjedi nga nje popull qe as 2.000.000 banore nuk i ka? Eshte e trishte te them qe paskam bere mire qe jam larguar

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni.

      Edooo ckemi... mireee...Ku e ke Shqiperine si Maldivet Edooo...???

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kriminele

        Vetem nena nuk mund ti quash keti lloj femrash psikopate

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje