Eksperti: Dy makina vidhen çdo muaj! Mbahen 6 muaj të fshehta, përdoren në krime të rënda

12 Janar 2025, 14:20Kronika TEMA
Eksperti: Dy makina vidhen çdo muaj! Mbahen 6 muaj të fshehta,

Vjedhjet vijojnë të mbeten një problem shqetësues për qytetarët, e sidomos kur në shënjestër të autorëve janë makinat që në jo pak raste janë përdorur nga grupe kriminale për ngjarje të rënda.

Të dhënat e policisë tregojnë se mesatarisht në dy vitet e fundit në Tiranë vidhen dy mjete në muaj.

Gjatë vitit 2024, në kryeqytet janë denoncuar 20 raste, nga të cilat 12 janë zbardhur dhe janë arrestuar 4 persona.

Ndërsa gjatë vitit 2023 u denoncuan 41 vjedhje mjetesh, nga të cilat u zbuluan 13 prej tyre me 7 autorë të prangosur.

Eksperti Faik Basha, thotë se pavarësisht se numri i vjedhjeve në kryeqytet është në ulje, në qarqe të tjera të vendit numri është më i lartë.

Eksperti Basha tregon se pasi mjetet vidhen mbahen të fshehura për një periudhë 6 mujore, e më pas u dorëzohen grupeve kriminale, shkruan A2 CNN.

Sipas tij, në 90% të ngjarjeve kriminale, si vrasje apo atentate mafioze, autorët kanë përdorur mjete të vjedhura.

2 Komente

  1. P
    Poku

    Se mos leni ndonje lajm pa na vjedhur tek a2news.com

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ne Burg perfundojne keta Trima !

      Hajd se i kapin keta Trima dhe pastaj kthehen ne te penduar ! se jua ben bytha pis pis nga vitet e Burgut qe do mbajne ! ne vend te jetojne te lire dhe te punojne te lire si i gjithe populli.... Gjithmone ka patur dhe do te kete budallejne...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje