
Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme, ku u ekzekutuan Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra, babë e bir në fshatin Bruçaj.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha deklaroi se këto ekzekutime mund të jenë të lidhura me kultivimin e kanabisit dhe operacionet e policisë për asgjësimin e kësaj lënde narkotike.
Sipas Hoxhës, këto janë dyshimet e autoriteteve sepse Gjokë Gurra ishte edhe kryeplak i fshatit Bruçaj dhe duhet të raportonte për zonën.
“Janë vrarë babë e bir. Mbrëmjen e djeshme, banesës së tyre në Bruçaj, i është vënë zjarri. Ata kanë shkuar për të parë dëmin dhe kanë rënë në pritë, i kanë ekzekutuar të dy. Gjok Gurra është edhe kryeplaku i fshatit Bruçaj dhe doli që ngjarja e djeshme ka qenë karremi. Autorët nuk e kanë të vështirë sepse është zonë e thellë.
Duke qenë se është zonë ku Policia po kryen operacion të quajtur “alpet e pastra”, po goditen zona ku kultivohet kanabis. Oficerët e policisë që kanë dhënë informacion se aty ka kanabis, u është vendosur lëndë eksplozive. Në rastin konkret, në çdo moment kur bëhet monitorimi i territorit, dy janë personat përgjegjës, inspektori dhe kryeplaku. Dyshimet janë që të kemi një situatë të tillë.
Kjo ngjarje ka ndodhur edhe në Theth ku janë vrarë babë e bir, u kanë djegur lokalin, sapo kanë dalë nga Policia i kanë ekzekutuar.
Është një ngjarje në proces e sipër, policia nuk ka shumë orë që ka shkuar atje.Ndaj të dy viktimave nuk ka patur ngarkesë penale të mëparshme.Dyshimi është, meqenëse është zonë e njohur për kultivim kanabisi, dyshim fillestar ka nisur hetimi nga aty. Më vonë do të shihet nëse ka probleme konflikti apo fakti që si kryeplak ka dhënë informacion në lidhje me zonën”, deklaroi Hoxha.
E para duhet te gjeni se kush nga rradhet e policise apo prokurorise ka informuar vrasesit . Rrethi eshte i ngushte. Kur ti gjeni trajtojini pa' pike meshire dhe do kini emrat e autoreve materiale te krimit. Duhet nje ligj i posa¢em , nje ligj tipik i kohes Enveriane ne te kundert eshte e kote qe i luftoni. Lerini te mbjellin dhe kur ta shesin jashte Shqiperise Ka kush i kap dhe denon.