Analisti Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, e cilësoi hipokrit fjalimin e Edi Ramës në ianugurimin e Bordit të Paqes dhe tha se kryeministri iu servilos Presidentit Trump, siç bën liderët e tjerë në mbledhje. Megjithatë, Gjinishi tha se nëse Rama arrin të lobojë në mënyrë të suksesshme për krerët e UÇK, të gjitha i falen.
"Fjalimi i Ramës nuk ishte politik por retorik. Ndoshta edhe koha e shkurtër. Megjithatë, Rama gjatë të gjithë kohës, iu bashkua servilizmit të pjesës më të madhe të parafolëse. Teksa flasim për fjalimin e Ramës, pjesa më e madhe ishin servilë, e shihnin Trump si Zotin në tokë. Po shihja mediat ndërkombëtare, ku ka një breshëri sulmesh për Ramën, pasi fajësoi palestinezët për atë që ndodhi, këtë e bëri vetëm Rama dhe Izraeli. Tha se po të mos ishte çmenduria e Hamas, nuk do të ndodhte kjo. Ai nuk ishte aty për të bërë analizën e Palestinës.
E treta, lidhur me atë që shtroi për funksionimin e institucioneve të drejtësië dhe kritikën që pati me të drejtë për rolin e OKB, mos harrojmë ky është Bordi i Paqes, dhe OKB në vendimarrjen që ka patur për Palestinën, është përballur me veton amerikane. Të mos fajësohej OKB.
Nëse flasim për qasjen ligjore, hipokrizia qëndron të mëshimi i çështjes të funksionojë drejtësia dhe ligji.
Sot është arrestuar Princi i Britanisë. Britaia ka drejtësia, merr Princin dhe Mbreti nuk flet asgjë, thotë të funksionojë drejtësia. Por Rama, çfarë bën? Propozon imunitet ligjor për të gjithë qeverinë e tij dhe pastaj flet për drejtësi ndërkomëbtare. Këto njerëz që bëjnë korrupsionin, ky tenton ti marrë dhe ti mbrojë. Kjo është pjesa e hipokrizisë.
Megjithatë, nëse bën lobing për katër krerët e UÇK, kjo është arritje e madhe dhe justifikon të gjithë gjërat", tha Gjinishi.
Si ka mundesi qe ne Shqiperi ka shume budallenje. Çdo kush e mbane vehten per intelegjent. Ky thote ju servilos Rama , por do ja falim, o ZOT keta lindin budallenje apo behen ?.
Hoxhe efendi ! Ramazan te lehte, po shiko punet e Zotit, pa politiken ka kush e bene. Deri tani politika nuk eshte perzier ne punet e Zotit.
O gomar peqini o te qifte India dhe Indonesia grate e shtepise! Ik Lepi ndonje bythe arabi ne meke per Ramazon!
Kush është ky ERMUT GJINISHI.....
Gjinish, mos dil nga tema për drejtësinë e këtushme; ka probleme ajo. Princi nuk ka asnjë funksion zyrtar; është thjesht princ dhe meqë nuk ka asnjë funksion, qeverisës edhe e nxjerrin nëpër botë, si me demek përfaqësues i shtetit; të gjithë princët në botë me Epshtenë ngatërrohen. Por, mos kij gajle, edhe se e arrestuan, tashsa e kanë liruar. Fjalimi i Ramës ka dy faza kryesore; faza e parë ajo e qëndrimit të matur, jo servil, por aq sa i takon një populli të vogël, në raport me organizat e tjera ndërkombëtare Gaza-Hamas. Nuk fajësoj palestinezët, ai është shprehur edhe gjetkë për vetvendosjen e tyre, por Hamasin, që ka qënë problem qysh prej kohës së Arafatit (kontradiktat me Afata-hun) dhe e dyta problemet e drejtësisë ndaj drejtuesve të UÇK-së, nuk e ka ngritur thjeshtë, se duhet të thoshte një fjalë për ta, por në kuadrin e Bordit të Paqes - synimit për të shuajtur vatrat e nxehta; i bëri të ditur drejtpërsëdrejti kryetarit të bordit, se nëse kriminalizohej UÇK-ja, nëpërmjet komandantëve, nga gjykata famëkeqe të Hagës (që ndryshoi objektin e hetimi), deri tani, do të nxiste orekse luftënxitës në rajon, duke u dhënë kurajë dhe pretendime serbëve se kishin patur të drejtë kur kishin luftuar këtë turrmë kriminale. Por, nga ana tjetër se vendet sponsorizuese (ndërkombëtarët) të kësaj gjykate do të krijonin përshtypjen e si lloj një kërkese ndjese ndaj veprimeve e atëherëshme të NATO-s kundër shtetit serb, njëzet e shtatë vjet më parë. Pse nuk u duk qartë kjo në deklaratën e prokurorisë ndërkombëtare, ku pretendohej se ndërkombëtarët, përfshi edhe SHBA-në, nuk kishin ditur se me kë kishin bashkëvepruar?! Aq më shumë, siç lexova diku, nga një gazetar leshi berishist, që Rama paska vajtur në "Bord..., sa për të thënë: inshallah. Edhe shprehja instalua në atë mexhilis, ka kuptim.
Pse shqiptaret besojne se po e pate mik gjyqtarin ose kryetarin e gjykates e fiton davane? O njerez nuk eshte drejtesi e shqiptareve!
Z Rama bëri shumë mirë që iu servilos Z Trump - Qëllimi justifikon mjetin. Duhej bërë diçka për lirimin e udhëheqësve të U Ç K