
Eva Buzo, atletja shqiptare ka ndërprerë sfidën e notit pas gjendjes jo të mirë shëndetësore. Shqiptarja u pickua nga kandili dhe hasi vështirësi në të folur për shkak të kripës, teka ka ndërprerë garën për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pritet të dërgohet në spital.
28 orë not nga Brindisi drejt Vlorës, Eva Buzo ndërpret sfidën, dërgohet në spital
Misioni plot sfida i Eva Buzos, atletja shqiptare pickohet nga kandili! Trajnerët e këshillojnë të ndërpresë notin, 35-vjeçarja s’pranon të dorëzohetEva Buzo, atletja shqiptare ka ndërprerë sfidën e notit pas gjendjes jo të mirë shëndetësore. Shqiptarja u pickua nga kandili dhe hasi vështirësi në të folur për shkak të kripës, teka ka ndërprerë garën për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pritet të dërgohet në spital. Buzo ka pasur vështirësi në orientim dhe vetëdije, pas më shumë se 28 orësh not në det të hapur dhe pa ndërprerje. Kujtojmë se mëngjesin e djeshëm ajo u nis nga Brindisi drejt Vlorës, duke arritur pranë Karaburunit.
Eva Buzo po shënon historinë! Atleten shqiptare duket se nuk e ka ndalur as nata që të vijojë misionin e saj, atë të kalimit me not nga Otranto drejt brigjeve shqiptare në Vlorë. Ajo pritet të mbërrijë në mesditë. Nga informacionet e fundit mësohet se Eva Buzo ka shfaqur problemet e para gjate notimit. Prej rreth 28 orësh në det Eva Buzo ka shfaqur probleme me të folurin nga kripa e tepërt, ndërsa së fundmi atleten shqiptare e ka pickuar kandili. Në këto kushte, trajnerët e kanë këshilluar të ndalojë notin, por Eva nuk ka pranuar.
Mendimi për të ndërmarrë notin drejt origjinës së saj, i erdhi gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, kur duke parë në Google Maps disa vende të mundshme për të notuar, u ndal në distancën midis Italisë dhe Shqipërisë.
Gjatë rrugëtimit me not që mendohet të zgjasë 35 deri në 40 orë, Eva do të ndiqet nga 2 trajnerë që do të hipin me radhë në një kajak. Një varkë e shpejtë do të jetë për asistencë logjistike.
Eva është një avokate e zonja në Australi dhe e angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë World Vision dhe Save the Children.
Hahahaha do kete qene kandil mashkull dhe e ka picku ne vend te keq.
Oh sa gjynah ! Sa e pafat. Po mire do Zoti te jete mire me shendet dhe ta kaloje lehte Sherim te shpejte Eva ! Ajo e nisi garen shume bukur dhe dukej menyra si notonte qe ishte tamam notare per gara te gjata , dhe sa bukur notonte , me pelqente shume menyra e qete e notimit te saj , Po sic duket e ka prekur kandili, dhe kandilet e detit jane djeges , jo pickues . Por ata kandilet e medhenj kur te djegin te dhemb shume , s eme ka ndodhur mua kushedi sa here ne plazh , kur lahesha ne thellesi qe shkoja tek Bova e 3te, Kush eshte Vlonjat e di Boven e 3te qe ishte shume larg. Ah sa gjynah se ajo erdhi aq afer , dhe do e kishte perfunduar garen . po nejse s'ka gje Eva, s'ka gje. Ne perseri krenohemi me ty , se qenke notare e shkelqyer , dhe na nderove Vloren. Kur te shikoja ty qe notoje me kujtohej nena ime , kur isha i vogel dhe shkonim notonim aty tek Tyneli ne Uje te Ftohte. Te shkura Eva, te shkuara motra ! Urimet me te mira per ty dhe njerezit e tu me te dashur ! Pac fat kudo qe te jesh !
Me zjarrin dhe me ujin mos beni gara se do takoni zotin para kohe!
Cfare gazetaresh pa pergjegjesi dhe injorante. Urojme qe patriotja Eva te sherohet sa me shpejt.