Familja e 25-vjeçares e akuzoi se e dhunonte Xhuanën, reagon për herë të parë ish-vjehrra!

18 Mars 2026, 15:31Kronika TEMA
Familja e 25-vjeçares e akuzoi se e dhunonte Xhuanën, reagon

Vdekja e Xhuana Nikollajt pak ditë më parë, ka tronditur oponionin publik dhe jo vetëm. Dyshohet se 25-vjeçarja i dha fund jetës pasi u dhunua nga ish-bashkëshorti i saj Eraldo Fizi.

Kanë qenë familjarët e Nikollajt të cilët kanë hedhur akuza ndaj Eraldo Fizit se e dhunonte vazhdimisht 25-vjeçaren dhe se kjo ishte arsyeja e divorcit mes tyre. Po ashtu, ata kanë akuzuar edhe ish-vjehjrrën e Xhuanës se e ka dhunuar disa herë të renë në kohën kur jetonte me të.

Lidhur me këto akuza ka reaguar edhe ish-vjehrra e Xhuanës. Nëna e Eraldo Fizit, ka refuzuar që të komentojë rastin, teksa deklaron se diçka të tillë, e bën në respekt të të ndjerës.

“Më vjen keq por nuk mund të flas dot. Nuk mund të flas dot se dua të respektoj të ndjerën që është atje ku nuk duhet të ishte”, tha ajo për News24.

Theksojmë që pas ngjarjes së rëndë, Eraldo Fizi vijon te jetë në arrati pasi është shpallur në kërkim nga policia, pas kallëzimit që bënë familjarët e Xhuana Nikollajt në Komisariatin nr.2, në Tiranë.

Lini një Përgjigje