FOTO: Ky është 39-vjeçari që grabiti 30 mijë euro në pikën e këmbimit valutor në Tiranë

28 Qershor 2023, 10:07Kronika TEMA

FOTO: Ky është 39-vjeçari që grabiti 30 mijë euro

Agjentët e Komisariatit nr. 6 kanë mundur të gjurmojnë autorin e ngjarjes, Artan (Marius) Tafani përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë.

Janë gjurmuar lëvizjet e tij hap pas hapi, para dhe pas ngjarjes. Ka lëvizur me biçikletë dhe me taksi, ndërsa ka qenë vetë 39-vjeçari që ka dërguar rrobat dhe materialet e tjera në garazhin e 35-vjeçarit Enio Mecaj, të cilat i ka pasur veshur ditën e grabitjes.

Gjatë kontrollit në garazh u gjet dhe një makinë e vjedhur në Shijak, ngjarje që kishte mbetur e pazbardhur, për të cilën dyshohet se autor janë Tafani dhe Mecaj.

Artan (Marius) Tafani rezulton me precedent të theksuar kriminal, sidomos në grabitje.

 

3 Komente

  1. R
    Ropi!

    Ketij durrat mutit shteti duhet t'ha shketdheje robt e shtepise, ti presi duar e kembe dhe ta lere te vdese! Fare e keqe!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turpu ju mbulofte qe e keni lene te lire!

      Kalbeni ne burg qenin! Por fajin e keni ju te policise qe edhe pranoni se ai qenka me precedente te theksuar kriminal dhe e lini te lire! Cfare prisni ju te bente akoma ai?

      Përgjigjjuni
      1. B
        Babamusta

        Eshte kulmi kur thone se eshte denuar per grabitje me dhune dhe ka bere 3 muaj burg.Ne raste te tilla keto denime qesharake stimulojne me shume vjedhjet dhe grabitjet

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje