Grabiti 30 mijë euro në pikën e këmbimit vaultor në Tiranë, identifikohet autori, në pranga bashkëpunëtori i tij

28 Qershor 2023, 09:32Kronika TEMA

Grabiti 30 mijë euro në pikën e këmbimit vaultor në

Artan (Marius) Tafani është autori i grabitjes së ndodhur në 24 qershor në një pikë të këmbimit vaultor pranë ‘Unazës së Re’.

39 vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pas grabitjes së ndodhur në një pikë këmbimi valutor në Lushnjë.


Ndërkohë është arrestuar Enio Mecaj, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me autorin e vjedhjes duke penguar zbardhjen e ngjarjes.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se 39 vjeçari, më datë 24.06.2023, në Unazë të Re, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.

Ndërkohë i arrestuari, i ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh, dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin.

Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë ngjarjes, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23.02.2023, në Shijak, Durrës.

Lini një Përgjigje