U korruptua nga trafikantët e drogës, kush është polici i arrestuar nga operacioni anti-drogë i SPAK

27 Qershor 2023, 14:14Kronika TEMA

U korruptua nga trafikantët e drogës, kush është polici i

Mes 20 personave të arrestuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Siria drejt Shqipërisë dhe vendeve të BE-së është edhe një efektiv i policisë.

Bëhet fjalë për Marash Gjonin polic i kufirit në Shkodër i cili dyshohet se është korruptuar nga anëtarët e grupit kriminal gjatë transportit të një sasie të lëndëve narkotike.

Prokurori Vladimir Mara tregoi metodën që ky grup përdorte për shpërndarjen e lëndës narkotike. Ai tha se lënda narkotike fshihej nëpër kamionë, të cilët shpërndanin mallra të ligjshme dhe fshehja e saj bëhej në vende enkas që nuk kapeshin as nga skanerat.

“Trafikimi bëhej me kamionë, të cilët transportonin mallrat ë ligjshëm. Lënda narkotike futej në vende të bëra enkas. Ishin vështirë të kapeshin edhe nga skanerat”, tha ai.

3 Komente

  1. P
    Prec Ulaj

    Shkodra deri para 2 javesh ka qene Republike me vete, nuk kishte kontroll, ishte rremuje, ku cdo nepunes bente ate qe donte. Eshte e rendesishme qe ligji te zbatohet edhe ne Shkoder. Vrasja e Shefit Komisariatit ne vitin 2,000 ne Shkoder, tregoi qe Shkodra eshte komanduar nga bandat, kryesisht ne aleance me PD. Turizmi ne ate zone duhet te mendohet mire, te bej cdo gje qe te mos demtohet imazhi, Shkodra eshte Perle e Turizmit, shpresojme te jete e qete.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Moka

      Ende paska Gjona , Gjina , Llesha e Prenda në policinë e shtetit...?

      Përgjigjjuni
      1. e
        edmond( koder rreshen)

        Edhe mu po me ban pershtypje ! Kushti kryesor per tu ba kuader i i lart per Ushtrin dhe Policin Shqiptare nga Akademia Turke,asht ta kesh emrin Mahmut !Emer apo fe tjeter asht haram ... eh moj kasolle,me cfar faret na tjetersove !

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje