FOTOT: Gjurmë gjaku, plumba në dritare e mur, ja banesa ku u vetëvra 55-vjeçari që ekzekutoi gruan në Maliq

30 Korrik 2023, 16:23Kronika TEMA

FOTOT: Gjurmë gjaku, plumba në dritare e mur, ja banesa ku u

Kjo është banesa ku Gjergji Mullalli, 55-vjeç u fsheh pasi vrau me armë zjarri dhe hodhi në pusetë gruan e tij Luiza Mullallin 46-vjeçe.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Zëmblak të Maliqit, teksa autori pas krimit u arratis. Policia u vu në kërkim të tij dhe ditën e sotme rrethoi fshatin për ta kapur.

55-vjeçari qëlloi disa herë ndaj policisë nga banesa e braktisur ku ishte fshehur dhe siç shihet dhe në pamje shenjat e plumbave janë ende në mur.

Po kështu në vendin ku u vetëvra janë ende gjurmët e gjakut.

Çifti ishin prindër të tre fëmijëve dhe në proces divorci. Gruaja jetonte me djalin, teksa dy vajzat jetojnë në Greqi me familjet e tyre.

 

1 Komente

  1. F
    Fredi Kulla

    Vazhdon raportim stropio... Çfare lidhje ka Zemblaku me Maliqin?!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje