Sherr me mjete të forta mes dy familjeve në Hamallaj, punonjësi i Gardës qëllon në ajër me armë zjarri

30 Korrik 2023, 12:23Kronika TEMA

Sherr me mjete të forta mes dy familjeve në Hamallaj, punonjësi i

Tre anëtarët e familjes Kaçi janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta me tre anëtarët e një familjeje tjetër, Alfred, Petrit, Arben, Martin Nikolla për motive pronësie rreth orës 11:30, në Hamallaj.

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.


Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

 

Lini një Përgjigje