FOTO: U vra nga bashkëshorti dhe u hodh në gropën e ujërave të zeza, kjo është 46-vjeçarja Luiza Mullalli

30 Korrik 2023, 09:06Kronika TEMA

FOTO:  U vra nga bashkëshorti dhe u hodh në gropën e ujërave

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Maliqin. Një 46-vjeçare u vra dhe u hodh nga bashkëshorti i saj në një gropë pranë banesës.

Gjergji Mullalli, pas vrasjes së gruas se tij Luiza është larguar dhe është në kërkim nga policia. 

Sipas informacioneve, autori punonte në ndërtim dhe dyshohet se ishte konsumues i alkoolit, ndërsa viktima punonte rrobaqepëse në Korçë.

Viktima për shkak të problemeve ishte me urdhër mbrotje, por kjo nuk e ndaloi autorin të kryente krimin.

Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë dhe kapjen e autorit.

Lini një Përgjigje