E rëndë në Maliq, burri vret gruan dhe e hedh trupin në gropën e ujërave të zeza

29 Korrik 2023, 21:42Kronika TEMA

E rëndë në Maliq, burri vret gruan dhe e hedh trupin në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq. Burime për Report Tv bëjnë me dije se burri ka vrarë gruan, ndërsa rrethanat e krimit të rëndë janë ende të paqarta.

'Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe. 

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij. 

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.
Lajmi në përditësim...

Lini një Përgjigje