Shqiptari masakron më sëpatë fqinjën në sy të familjarëve

29 Korrik 2023, 12:46Kronika TEMA

Shqiptari masakron më sëpatë fqinjën në sy të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rovertos në Itali ku është masakruar me sëpatë një 63-vjeçare italiane, Mara Fait nga një 48-vjeçar shqiptar. Mediat e huaja raportojnë se mes tyre ka pasur një debat të lindur kohë më parë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.


Momentet e fundit të jetës së saj, pensionistja e cila kishte ushtruar më herët profesionin e infermieres, ishte duke shëtitur me nënën e saj 80-vjeçare dhe të birin e saj 30-vjeçar në lagjen e fshatit Rovereto në Itali. Ai e goditi atë dy herë me sëpatë, ndërsa e moshuara humbi jetën.

Ndërkohë, pas krimit, babai i dy vajzave adoleshente është vetëdorëzuar.

Ai ka rrëfyer menjëherë krimin. Fqinjët dëshmuan se viktima e ka denoncuar disa herë në polici pasi autori shqiptar e ofendonte. Ai gjithashtu dyshohet se ia ka thyer celularin dhe i ka dëmtuar makinën, thonë fqinjët.

Vrasja ka ndodhur pas sherreve të vazhdueshme që kishin me vite të tëra, me kërcënime, ofendime dhe ankesa. Mara Fait ishte sulmuar edhe më parë nga autori. Dje ajo po kthehej nga supermarketi pasi kishte bërë pazar me nënën e saj të moshuar dhe të sëmurë.

4 Komente

  1. T
    Turpi i botës

    Çfare janë këta kafshë mor burrë i dheut? Kete nuk e quan dot as prapambetje, sepse edhe me kanun ndalohej vrasja e grave dhe femijeve. Ky ka lindur me gene mangut, se nuk ka mundësi. Me sëpatë? Njeriu mund të vrase ne gjaknxehtesi e sipër, dhe mund t'i ndodhë kujtdo. Por ky ka dalë në pritë me sëpatë. Shikojeni njehere se mos është kushëri me Stresin, se ate kemi trap zalli ne Shqipëri. Kemi edhe Aldo Bumçin, por ai është shkrepse Llapshin - i parezikshëm.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Monstrum

      Kriminel i paskrupullt! Këtë lloj egërsire duhet hedhur nga helikopteri në det!

      Përgjigjjuni
      1. O
        Opinion B.F.

        Paska qene goxha trim.Llogjike dhe reagim te njejte si te nje Arabi ose latini prej Columbie ,Venezuele apo Mexico me nje fjale cfare jane race e zeze ose ezmere dhe mos harroni se edhe 85 % e "pellazgeve" jane te perzier me ertugrulsa bile edhe Ndragheta,Cosa Nostra qe e kane origjinen nga Italia e Jugut jane te perzier me Arab qe nga shekulli I 10.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          vk fajin e kane italianet qe nuk i debojne te gjithe ose ti mbytin me mire, skipfolsat mire qe sjan evropiane por nuk dihet a jane njerez apo kafshe.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje