
Pesë pushues mbetën në det në plazhin e Zhapovelit, Karaburun, pasi gomonia me të cilë lundronin pësoi një defekt.
Në ndihmë të tyre, shkoi Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Forcë, pasi ata e kishin të pamundur lundrimin dhe kthimin në breg.
Shërbimet e Policisë, me mjetet e Policisë Kufitare, kanë shoqëruar në breg, mjetin lundrues gomone, së bashku me personat në bord, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, në SPK Triport./abcnews.al
Lini një Përgjigje