
Vrasja e Gjin Boriçit, anëtarit të grupit kriminal “Bajri” në Shkodër besohet se është kryer për shkak të një zënke mes vetë anëtarëve të grupit kriminal.
Nuk dihet specifikisht cili ka qënë motivi i këtij sheri dhe shkaku që Gjin Boriçi ka ngritur krye, por nga hetimet e SPAK, ka rezultuar se drejtuesit e grupit kanë vrarë pikërisht ushtarin e tyre.
E teksa kanë bërë planë dhe vrasjen e realizuan në orët e mbrëmjes, të nesërmen kanë shkuar në shtëpinë e Gjin Boriçit për ngushëllim si dhe në varrimin e tij.
Për shkak të konfliktit Gjin Boriçi i ka sharë drejtuesit e grupit, ndaj dhe kjo nuk është toleruar prej tyre, duke vendosur ta eleminojnë.
Vrasja e Gjin Boriçit është kryer në mbrëmjen e 9 Gushtit 2020,.
Për vrasjen e Boriçit sipas bisedave të përgjuara në aplikacionet “Sky dhe “Enco” besohet se janë paguar nga 50 mijë deri në 100 mijë euro.
Të arrestuar deri tani
Pëllumb Gjoka
Edmond Preka
Astmer Bilali
Ardit Hasanbenga
Oltion Bistri
Xhevahir Lita
S.T. i arrestuar në flagrancë
N.F. i arrestuar në flagrancë
Në kërkim
Behar Bajri
Ervis Martinaj
Elion Hato
Denis Brajoviç
dhe 3 të tjerë
Kot me pyet ky i gjati ka nai pergjegjesi, qe ka bo investitor strategjik ket vrasesin????? Apo ce deshe thuaj , rendesi ka qe i mori leket. Mafia ne Itali ne kulmin e fuqise se saj nuk ariti kurre po kurre qe te kishte ne dore qeverine e italise , sic po ndodh ne shqiperi. Do dali ndonje delenxhi legen qe do mbroje te gjatin , vetem se ate investitorin strategjik ja heq vetem qeveria ketij banditit , se ndryshe ky grup mafioz do vazhdoje punen dhe milionat. Ja te shofim ne ka by.. rama tia heqi investitorin strategjik mafies se shkodres.