Skandali seksual i Safet Gjicit, SPAK merr sërish në pyetje Alma. K

28 Korrik 2023, 09:44Kronika TEMA

Skandali seksual i Safet Gjicit, SPAK merr sërish në pyetje Alma. K

Prokuroria e Posaçme ka thirrur për të marrë në pyetje Alma K, vajza që shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici në zyrën e tij.

Ndërkohë dje u mor në pyetje dhe vetë ish kryebashkiaku, Gjici.

40 vjeçarja po hetohet në masë sigurie “arrest shtëpie”, masë e cila u caktua më 24 qershor 2023 për akuzën e korrupsionit aktiv. Po në këtë datë u arrestua edhe Safet Gjici, ish kryebashkiaku i Kukësit i akuzuar për korrupsion pasiv.

Safet Gjici dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e kryetarit për tender e favorizime pasi kishin kryer marrëdhënie intime.

 

1 Komente

  1. l
    lani

    imagjinoje buca horlladisi burrin e huj gjynah ke Zoti

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje