Përfshihet nga flakët e zjarrit një fabrikë në aksin Sofratik-Libohovë

27 Korrik 2023, 20:40Kronika TEMA

Përfshihet nga flakët e zjarrit një fabrikë në aksin

Një fabrikë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e enjtes në aksin rrugor Sofratik-Libohovë. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Rreth orës 14:30, në aksin rrugor Sofratik-Libohovë, ka rënë zjarr në një fabrikë dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Lini një Përgjigje