Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 35 vjeçari

28 Korrik 2023, 14:30Kronika TEMA

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 35 vjeçari

Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te Varri i Bamit, ku një 30-vjeçar ka plagosur me armë gjahu Gentian Nokaj, rreth 35 vjeç.

Policia thotë se autori i ngjarjes, Dritan Kulla gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu Gentian Nokën.

Gentian Noka ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Lini një Përgjigje