
Valter Bami do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e Apelit refuzoi ankimimin e tij, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Bami akuzohet për armëmbajtje pa leje. Ai u arrestua pas atentatit në shtëpinë e Gentjan Bejtes, në Larushkë të Fushë Krujës, ku humbi jetën kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur.
Bami u vu në pranga nga Policia e Tiranës pas rezultoi nga akt ekspertiza e faktorëve plotësues se kishte në dorë mbetje baruti.
Megjithatë prokuroria e ka një nga të dyshuarit për ngjarjen e rëndë. Vetë Bami pretendon se ka qenë në banesë kur ndodhi ngjarja dhe mohoi implikimin e tij në vrasje.
Valter Bami ishte një nga 3 personat e parë që u morën në pyetje nga policia si persona që mund të kishin dijeni për atentatin fill pas mesnatës së 4 Korrikut, në oborrin e banesës së Gentjan Bejtjes në zonën e Larushkut.
Ndërkohë personazhi kryesor në këtë ngjarje, Gentjan Bejtja nuk është gjetur dot nga policia dhe ende nuk është marrë në pyetje.
cfar shpifsine i shemtuar