
Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në kodrat e fshatit Hajdaraj në Lushnje. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte, ku veç tyre, rreziku ishte dhe te disa banesa pranë tyre.
Terreni i vështirë bëri që mjeti zjarrfikës ta kishte të pamundur ndërhyrjen. Për fikjen e zjarrit janë bashkuar banorë e forcat e policisë, punonjës bashkie etj.
Pas disa orësh, u bë e mundur fikja e flakëve. Për këtë zjarr, policia e Lushnjes shoqëroi 2 të moshuar, të cilët dyshohen se i vunë flakën mbeturinave pas shtëpisë por nuk mundën ta mbanin zjarrin nën kontroll, i cili u përhap me shpejtësi.
Lini një Përgjigje