Njeriu që “do vriste” Albin Kurtin, në kërkim nga megaoperacioni i SPAK

28 Korrik 2023, 17:10Kronika TEMA

 

Njeriu që “do vriste” Albin Kurtin, në kërkim nga

Prek Kodra, emri i të cilët u përmend në megaoperacionin e SPAK nuk është i panjohur për opinionin publik.

Në vitin 2021 u akuzua do të vriste kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.  Lajmi nuk mbeti vetëm një thashethem pasi ishte vetë qeveria që konfirmoi vërtetësinë.

Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë informonte se përveç Kurtit, planifikohej të vriteshin edhe Ismet Haxha, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe Xhavit Halitin, deputet i PDK-së.

Në atë kohë u përfol se i dyshuari kryesor ka qenë një shqiptar nga Shqipëria, Prek Kodra. Ky i fundit mohoi çdo përfshirje në këtë ngjarje dhe duke folur për mediat kosovare tha se nuk është snajperist dhe e vetmja armë që ka është një çifte me leje.

1 Komente

  1. B
    Besniki

    Mos ka pas edhe çifteli me leje,perveç çiftes me leje,qe thote?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje