
Agron Goxhaj është vënë në prangat e policisë së Tiranës, ndërsa Gëzim Kau është shpallur në kërkim pasi akuzohen për vjedhjen në afro 14 banesa në Tiranë.
Ata vidhnin sende me vlerë e shuma parash duke përdorur çelësa të klonuar. Nga operacioni i policisë së Tiranës janë sekuestruar çelësa, një banojetë, një përforcues grushti, veshje dhe dy automjete.
Të dy janë dënuar më herët për vrasje, Agron Goxhaj ka qenë vrasësi i Aurel Zenkës në lagjen Ali Deni në Tiranë prill të vitit 2014. Ndërsa Gëzim Kau është dënuar për vrasje në shtetin gjerman.
Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjetet e autorëve të cilët i përdornin gjatë kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Te dy te denuar mè parè per VRASJE, dhe mbas dy vitesh, j'a ku jane duke vjedhur per qejf....tè qifsha gjykatat dhe prokurorite....
Zanatin gjenetik kanë bërë. Dikush e bën në parlament, dikush so drejtor administrate, dikush si drejtor banke, dhe dikush tjeter si K prokuror robqirë.
Vrases dhe rrine te lire.Me plot gojen them qe jemi pa shtet dhe rrumpalle.Mire nje gjykates apo prokuror u korruptuane,por a ka instanca te tjera qe te ankohen me larte dhe deri te parlamenti qe me shpejtesi te nxjerre nje ligj te posacem me veprim prapa veprues per kete gjykates dhe prokurore..
Ka vrarë në 2014 dhe është i lirë në 2023. Sa pak vlen jeta!
O shtet legen kalbesire po si len jashte vrasesin ne 2014 ka bere krimin duhet dilte 2070!!!
"(Të dy janë dënuar më herët për vrasje, Agron Goxhaj ka qenë vrasësi i Aurel Zenkës në lagjen Ali Deni në Tiranë prill të vitit 2014. Ndërsa Gëzim Kau është dënuar për vrasje në shtetin gjerman.)" Kur kane dale nga burgu per keto akuza? Per vjedhje nuk denohen me shume se 20 dite. Faik Konica “Shqipëri të kam dhjerë, që s’të mora vesh një herë!” (Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, që t'ju a rruaj leshtë.)
Gjyqtare qe duhen varur ne litar!