Gjejnë në plazhin e Velipojës kuletën plot me para: Ja dorëzojnë të zotit

29 Korrik 2023, 21:11Kronika TEMA

Gjejnë në plazhin e Velipojës kuletën plot me para: Ja

Përsëritet sërish historia e gjetjes së kuletës me para nga efektivë dhe dorëzimit të saj tek personi që e ka humbur.

Vetëm pak ditë pasi një efektiv u vleresua nga drejtori i policisë së Shtetit se gjeti një kuletë në rrugën e Kavajës në Tiranë dhe e dorëzoi tek personi që e ka humbur, e njëjta histori ka ndodhur në plazhin e Velipojës në Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë, në këtë plazh, 2 punonjës policie që patrullojnë me biçilkleta, Kristian Koçeku dhe Samet Qotaj, gjatë patrullimit, në rrugën nr. 10, kanë gjetur në tokë një portofol me një shumë të konsiderueshme lekësh dhe euro.

Ata më pas kanë njoftuar sallën operative, e cila i informoi ata se kishte mbërritur një telefonatë për një portofol të humbur.

Punonjësit kanë takuar personin që kishte humbur portofolin, dhe i kanë dorëzuar atij portofolin me shumën e parave.

‘I zoti i portofolit ka falënderuar punonjësit e Policisë, për gjestin e tyre, që tregon vërtet misionin që ka Policia, shërbimin ndaj qytetarëve.’- njofton policia.

4 Komente

  1. t
    tao tao

    tani do kemi lajme perdite per nje polic qe gjen portfola, ahaha

    Përgjigjjuni
    1. Janë Shembull i mirë, Respekt . Ç'ka këtu për ahaha

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mbase do kalojme ne dinjitetin e paster .

      Ju lumte perseri Policeve te ndergjegjeshem..Zoti ju ndimofte per ndegjegjen e paster . Me duket se po ringjallet ndegjegja tek Punonjesit e Policise dhe do Zoti kjo ndergjegje fitohet edhe nga Qytetaret e tjere..

      Përgjigjjuni
      1. .
        .....

        Gjithë kjo po ndodh si rezultat i vendosjes së Tao Taos si ministër i brëndshëm. Sa të lumtur duhet të jenë policët që shoku Edi u vendosi ministër Taolant Pallën!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje