Foto/ Ky është Gjergj Mullalli, vrau gruan dhe e hodhi në gropën e ujërave të zeza

29 Korrik 2023, 22:40Kronika TEMA

Foto/ Ky është Gjergj Mullalli, vrau gruan dhe e hodhi në

Trupi i pajetë i 46-vjeçares, e identifikuar si Luiza Mullalli është gjetur mbrëmjen e sotme në një gropë septike pranë banesës së saj.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj, Gjergj Mullalliu.

Ata ishin në proces divorci, ndërsa viktima ishte me urdhër mbrojtjeje. Ajo jetonte me vajzat në Greqi, ndërsa autori jetonte me djalin në Zëmblak.

Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Lini një Përgjigje