
Garda ka përjashtuar punonjësin Martin Nikolli i cili përdori armën e shërbimit në një konflikt për çështje pronash në Hamallaj.
Njoftimi zyrtar:
Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori M.N., ka përdorur edhe armën e shërbimit.
Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij.
Lini një Përgjigje