Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, zbulohen emrat e kandidatëve

9 Mars 2026, 13:35Kronika TEMA
Gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, zbulohen

Kur na ndajnë edhe dy ditë nga përfundimi i afatit të dorëzimit të aplikimeve për garën për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, A2 CNN mëson emrat e disa oficervë të policisë që kandidojnë.

Bëhet fjalë për oficerin e karrierës me 28 vite në polici, Pëllumb Seferin, i cili mban postin e drejtorit të Shoqatës së Studentëve Europianë që diplomohen nga FBI në SHBA.

Për postin e kryepolicit kandidon edhe drejtori aktual i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, me 25 vite karrierë, i cili është një nga kandidatët potencialë.

Një tjetër emër që kandidon është edhe drejtori i Policisë së Durrësit, Afrim Tafa. Po ashtu kandidojnë edhe oficerët Lutfi Minxhozi dhe Idajet Faskaj.

Pritet që në dy ditët e mbetura mund të kandidojnë edhe emra që janë përfolur pas hapjes së garës, si Tonin Vocaj dhe drejtori aktual i Fierit, Skënder Hitaj.

1 Komente

  1. k
    koli

    Tonin Vocaj eshte sherbetor ne heshtje i Sali Berishes.Rama te mos ja ler ne dore dhe policin sali Berishes me Tonin Vocaj ne krye.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje