Gener 2 denoncon sulmin në Rrjoll: Dhuna nuk zëvendëson dot dokumentet dhe institucionet

28 Shkurt 2026, 13:35Kronika TEMA
Gener 2 denoncon sulmin në Rrjoll: Dhuna nuk zëvendëson dot

Gener 2 dënon me forcë ngjarjet e ndodhura sot në Rrjoll, të cilat përbëjnë një akt të rëndë dhune ndaj rendit dhe ligjit në Shqipëri.

Persona të paautorizuar kanë hyrë me forcë në kantier, duke ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve tanë, duke rrahur persona të pranishëm, thyer pajisje pune dhe dëmtuar makineri.

Ky është një sulm i rrezikshëm kriminal, që cënon jo vetëm një investim privat, jo vetëm klimën e investimeve në vend, por edhe krijon një precedent të rrezikshëm që dhuna mund të zëvendësojë vendimet e gjykatave, sulmet të zëvendësojnë dokumentet e ligjshme dhe turma mund të zëvendësojë dhe vendosë mbi institucionet.

Në të njëjtën kohë, shprehim shqetësim serioz për mungesën e reagimit parandalues nga organet përgjegjëse, konkretisht nga Prokuroria e Shkodrës, e cila prej kohësh është në dijeni të tensioneve të krijuara artificialisht në zonë, por nuk ka ndërmarrë veprime të qarta për të frenuar përshkallëzimin për të mos ardhur në këtë moment.

Mosveprimi, në raste të tilla, kthehet në inkurajim të hapur të dhunës.

Po aq përgjegjësi mbajnë edhe ata që prej ditësh kanë nxitur klimën e konfliktit, të ashtuquajtura portale që ushqejnë narrativa të pavërteta për interesa të errëta dhe politikanë shëtitës që shfaqen në terren vetëm për të ndezur situatën e konfliktit dhe për të kapitalizuar tensionin për qëllime të tjera.

Ne i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve të drejtësisë të veprojnë menjëherë, të identifikojnë autorët, organizatorët dhe nxitësit e kësaj dhune dhe t’i vënë ata përpara përgjegjësisë ligjore, pa asnjë tolerancë.

Çdo individ që ka ushtruar dhunë brenda kantierit duhet të përballet me pasojat ligjore, MENJËHERË!

I bëjmë thirrje Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë të vihet menjëherë në lëvizje për të shqyrtuar veprimet dhe mosveprimet e prokurorëve që kanë nxitur vetëgjyqësinë, duke u bërë në një farë mënyre palë me dhunuesit.

I kërkojmë qeverisë që të garantojë sigurinë e investimeve të ligjshme dhe të parandalojë çdo vandal që përpiqet të imponojë dëshirat dhe pretendimet e veta, jo me dokumente dhe me akte ligjore, po me forcë.

Gjithashtu i bëjmë thirrje forcave serioze politike që të mos inkurajojnë dhunën dhe përdorimin e forcës në dëm të biznesit dhe investimeve, sepse jo çdo protestë ka legjitimitet.

Në përfundim, shprehim vendosmërinë tonë se dhuna nuk do ta ndalë zhvillimin, intimidimi nuk do ta ndalë ligjin dhe projekti do të realizohet në përputhje të plotë me ligjin, pavarësisht se përveç baltës në terren duhet të përballemi edhe me baltën e shpifjeve dhe papërgjegjshmërisë që përpiqet ta pengojë. 

7 Komente

  1. s
    sali

    Po mire more keta banoret perse nuk meren me pronarin qe ka token po i versulen ndertuesit ,Le te tregojne documenta qe jane pronare ,Apo kushedi mos perfitojme nanje gje

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Berisha = I majte

      Sepse jan beqirat e Sali Revolucionarit dhe revolucionareve qe fshihen pas shokut Sali, sepse jane fantomase qe urrejne per vdekje nje komb qe po lind per te ndricuar Ballkanin e me gjetke e per te shkaterruar genjeshtrat dhe manovrimet e tyre, sepse jane humbes se luftes se dyte boterore dhe nga balliste te ''shqiperise etnike'' u ekspozuan si njerez percares antishqiptare me premtime fiktive e pa vazhdimesi Ja kan mesuar edhe plakut keto fjale revolucion narkoregjim diktature etj

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bashkim Ulaj Legen

        Ne fakt ata jane pronaret e tokes qw po luftojne qe mos ja u plackisin token! I vetmi bqire i sali berishes eshte firna Gener 2 e Bashkim Ulaj qe sic hante me Berishen, ha sot dhe me Ramen e Ballukun. Dhe Bqire je ti bashke me Mero bazen qe te jep portalin te shkruash qe te marre ndonje kocke nga Bashkim Ulaj

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pet.

        Epo "pronari" nuk ka guxim qe te ankohet, Pasi ka frike qe i hapen petet lakrorit.

        Përgjigjjuni
      3. E
        Emigrant

        Asnji nuk nxjerr nji tapi dekument prinesie Un mendoj qe kush e ka token me ligjin e saliut 7501. Te largohen nga toka e tjerkujt Kush e ka te veten me tapi te vjetra ta gezoj token Ka ardhur dita qe ligji 7501 te ndaloj fuknsiojimin

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bravo banoreve

          Ky gener 2 eshte ai qe ndertoi 22 km thumanw kashar me 20 milion euro kilometrin dhe nuk ju beri nënkalime njerezve qe bajnojne! Eshte ai qe per 22 kilometra ka vene traun qe kushdo qe kalon te pagoje leke derisa ky te nxjerre 1.5 miliarde euro fitim psr nderin e madh qe na beri duke bere ate rruge te turpshem leket e se ciles i ndau me belinda ballukun! Ky gener 2 eshte bashkim ulaj qe ndertoi AbA center me shkelzen berishen dhe ndante leket me sali berishen? Teni i ndan me Ramen dhe belinden. Dhe dy fjale per kete projektin: ata banoret aty jane pronare te tokes. Kane te tere letrat. Dhe nuk mund te vije dikush t ja u vjsdhe token pa ju dhene leket qe meritojne per shpronesimin! Bravo ju qofte banoreve. Mbrojeni me gjak token. Eshte prona juaj. Mks lejoni t ja u vjedhe sali berisha me edi ramen e belinden nepermjet ketij mafiozi

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toni

            Flitet qe ju nuk keni leje te zbardhur.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje