
Në atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujë, përveç Alvi Bejtjas, ka mbetur i plagosur edhe djali tjetër i 42-vjeçarit.
13-vjeçari Alvi Bejtja është në gjendje të rëndë për jetën dhe është i intubuar. Ndërsa fëmija tjetër, 8 vjeç është në gjendje më të mirë shëndetësore.
Policia thotë se Ramazan Sino 29-vjeç, bashkë me nipat e tij Alvi Bejtja,13-vjeç, dhe djali tjetër 8 vjeç (djemtë e Gentian Bejtjas) u qëlluan në oborrin e banesës.
Ramazan Sino ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.
Gentjan Bejtja u ka shpëtuar deri më sot, tre atentateve.
Lini një Përgjigje