I vranë kunatin dhe plagosën djalin në derën e shtëpisë, kush është Gentian Bejtja (u ka shpëtuar tre atentateve)

4 Korrik 2023, 09:09Kronika TEMA

I vranë kunatin dhe plagosën djalin në derën e

Objektivi i atentatit në Krujë, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagos nipi i tij 18 vjeçar, Alvi Bejtja, ishte Gentian Bejtja. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.

Ndaj tij kanë dështuar edhe dy atentate të mëparshme. Njëri në vitin 2022 kur po lëvizte me makinë më zonën e Larushkut, ai është qëlluar me kallashnikov por në momentin e fundit ka devijuar rrugën dhe është futur në një are.

Ai ishte së bashku me Klodian Stafukën, por objektiv i atentatit sërish dyshohet të ketë qenë Bejtja, pasi Stafuka nuk rezulton person problematik. 

Ndërsa më herët, në vitin 2016, Gentjan Bejtës iu vendos eksploziv në automjetin e tij, por sërish i shpëtoi vdekjes.

Gentjan Bejtja ka punuar më herët si polic burgjesh. Atentatet ndaj tij dyshohen për një ngjarje të shumë viteve më parë, ku ai dyshohet të ketë marrë pjesë dhe prandaj duan ta eliminojnë.

Lini një Përgjigje